LAJMI I FUNDIT:

Shaban Saliu: Vetëm një person rezulton i zhdukur nga vërshimet

Shaban Saliu: Vetëm një person rezulton i zhdukur nga vërshimet

Numri i të zhdukurve të cilët kërkohen në përmbytjet e Shkupit u reduktuan nga 4, në 1 person, edhe pse bilanci i të vdekurve mbetet 22. Sado që të tingëllojë e palogjikshme, e tillë është statistika nëse krahasohet me atë që ka deklaruar drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Shaban Saliu, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Të dhënat tona flasin për 22 persona të vdekur në këtë fatkeqësi të tmerrshme natyrore dhe bisedohet për një fëmijë 16 ose 18 muaj që nuk është gjetur ende”.
“Në këtë moment e di se 22 njerëz kanë vdekur ose janë mbytur … Bisedohet për 3-4 të zhdukur, kjo është ajo që aktualisht i kam si të dhëna”, ka thënë për Alsat-M, Saliu.

Saliu është larguar nga mikrofonat me shpjegimin se konferenca është thirrur për të mbledhë donacione dhe nuk është përgjigjur në pyetjen nëse fshihen shifrat për njerëzit e humbur.


Arsyeja që Drejtoria për Mbrojtje dhe shpëtim sot ka dalë para mediave ka qenë që të prezantojë, por edhe të falënderojë për donacionin nga Republika Çeke. 50 pompa dhe 8 agregate të mëdhenj gradualisht vihen në ndihmë të rajoneve të prekura. Kjo ka qenë paraqitja e parë një javë pas përmbytjeve shkatërruese, e Shaban Saliut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori