Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo komenton deklarimin e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve si pjesë e një strategjie të menduar dhe testim të opinionit para se të nisë diskutimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Milo thotë se është dakord me Thaçin për Preshevën, por pyet se cili është lëshimi që duhet të bëj Kosova duke e quajtur të rrezikshme dhënien e Mitrovicës.
“Mendimi im është se jo rastësisht ai po i bën këto deklarata tani. Është menjëherë pas takimit që ka pasur me Vuçiç në Bruksel. Është edhe momenti tjetër delikat se nesër, pas deklarimeve të mëparshme dhe pretendimeve serbe duhet që pala kosovare të mund të përcaktonte statusin e asociacionit serb në Kosovë”, u shpreh ai.
Paskal Milo thotë se viti që vjen është i rëndësishëm për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, e pritet të përfundojë me një marrëveshje,.
“Një testim që kërkohet t’i bëhet opinionit publik shqiptar, me këtë rast Kosovës, por edhe më gjerë, të të gjithë shqiptarëve në rajon. E pse jo edhe të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë. S’besoj se Thaçi nuk e ka menduar thellë deklaratën që ka përsëritur disa herë këto ditë. Është një pjesë e subkoshiencës me dialogun politik që është duke bërë me Vuçiç”, shton ish-ministri i Jashtëm.
Milo thotë se shqiptarët e mirëpresin bashkimin e Preshevës me Kosovën, por ai ka një dilemë.
“Se si mund ta pranonin serbët një lëshim të Medvegjës, Bujanvcit, krahinave të tjera të banuara nga shqiptarë në Serbinë jugore pa një lëshim nga pala kosovare në adresë të territorit të Kosovës”, thotë ai.
Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë thotë se është dakord me Thaçin që pretendon një marrëveshje historike me Serbinë, por ai ka një paralajmërim.
“Nuk do të do jetë kaq e thjeshtë, prandaj mendoj se Thaçi nuk mund të shkelë në dërrasë të kalbur dhe nuk mund të bëjë propozime dhe deklarata të pamenduara. Mendoj se ato janë pjesë e një strategjie të përpunuar, por që ndodhet në fazën fillestare të testimit të opinionit publik, për të parë reagimet dhe për të korrigjuar qëndrimet e mundshme”, u shpreh Paskal Milo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Uji në Tetovë me erë dhe shije të pazakontë, autoritetet thonë se është i pijshëm
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët