Premtime për investime milionëshe, probleme me deponi mbeturinash, ujë e infrastrukturë u diskutuan brenda debatit që pasqyroi tre vitet e qeverisjes në Gjakovë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u rikthye në pushtet në Gjakovë pasi Ardian Gjini mposhti në balotazh kundër kandidaten nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari- Lilën.
Gjini, në fushatën zgjedhore e vitit 2017, kishte premtuar që buxheti i komunës nuk do të shpenzohet por do të investohet.
Ai kishte premtuar se do t’i sillte 27 qytetarë të diasporës, me kapacitet 10 milionë euro, për t’i hapur asetet e komunës për të investuar.
I përballur me këtë premtim në debatin “Jeta në Komunë”, Gjini çoi duart lart në shenjë dorëzimi.
Përballë Jeta Xharrës dhe asamblistëve të komunës, Ali Tafarshiku nga Alternativa, Mimoza Shala nga Vetëvendosje dhe Shpend Kumnova i AAK-së, Gjini u përball me punët që i ka kryer, nuk i ka kryer, e për premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.
Gjini, u përball me kontestimet e asamblistit të Alternatifës, Tafarshikut, në lidhje me deponinë e mbeturinave në lagjen ‘Ali Ibra’ të Gjakovës.
Tafarshiku tha se në bashkëpunim me kryetarin e përmes palëve të treta, operatori që duhej të bënte riciklimin e mbeturinave ishte shantazhuar duke shkuar deri te kërkimi i mitos deri në 33% të aksioneve.
Ndërsa kryetari Gjini replikoi duke mohuar nënshkrimin e kontratës por jo edhe ndryshimin e kushteve të kontratës.
“Për shkak se sipas asaj kontrate ndërmarrja publike “Çabrati” në vend që t’i paguaj 6 euro për ton në Landovicë, ka qenë dashur që t’i paguajnë edhe 2 euro shtesë. Këto përqindjet t’i bajnë në qafë të veten ata që i kanë lypë, unë kontratën nuk e kam nënshkru dhe nuk kam qenë në dijeni që dikush po tenton me negociu”, tha Gjini.
Në lidhje me këtë, emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ kishte realizuar një emision, ku biznesmeni Hajdar Podrimaj kishte paraqitur provat, të cilat, sipas tij, dëshmojnë se vëllau i ish-deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, i ka kërkuar 33% të aksioneve të kompanisë për t’i dhënë një ankand në Komunën e Gjakovës.
Kryetari Ardian Gjini është sfiduar edhe për premtimet e tij gjatë fushatës zgjedhore të matura nga vërtetmatësi “KRYPOMERI”.
Përveç mos realizimit të premtimit për 10 milionë euro investim nga diaspora Gjini kishte edhe premtime qe i kishte realizuar.
Gjakova u bë komuna e parë që kishte filluar publikimin e kontratave të nënshkruara nga komuna sipas premtimit të Kryetarit.
Telashet e Gjakovës me pronat komunale e prerjen e drunjve
Duke folur për të arriturat e tij gjatë këtij mandati 3 vjeçar deri tash, Gjini tha se ka arritur që qysh në dy vitet e para të qeverisjes të shtrijë rrjetin e ujësjellësit për 44 fshatra të komunës së Gjakovës.
Ai megjithatë konfirmoi që 4 fshatra ende nuk janë të furnizuar.
Fshatrat pa ujë të pijshëm janë Godeni, Kosharja, Zylfaj e Gërqina. Ndonëse sipas tij, fshati Goden ka burim vetanak të ujit, ndërsa në Koshare e Zylfaj nuk ka asnjë banor.
Gjini në fushatë kishte premtuar se do t’i jepte 400 mijë euro për ujë të pijshëm, e deri më tani ai tha se Komuna i ka dhënë 1 milion e 300 mijë euro.
Në debat u ngrit edhe çështja e prerjes së drunjve në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Gjakovë.
Kryetari Gjini tash e dy muaj pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve ka filluar projektin për rrugën “Nënë Tereza”. Ai ka prerë edhe drunjtë në këtë rrugë.Ai tha se kjo rrugë si rrugë kryesore e qytetit nuk ka pasur kurrfarë karakteri deri më tani, pa estetikë dhe me drurë të kalbur dhe jokualitativë.
Gjini deklaroi se në protestën e qytetarëve ishin vetëm 9-10 persona, ndërsa këtë e kundërshtoi asamblistja e Vetëvendsosjes, Mimoza Shala.
“156 drunj i ke shkulë përgjatë rrugës “Nënë Tereza”. Përderisa në krejt vendet e botës qendrat lirohen për këmbësorë e mbyllen për makina plus trotuari u përgjysmu”, i tha asamblistja Shala kryetarit Gjini.
Ajo tha se Komuna i ka shantazhuar bizneset përmes inspektorëve, për shkak se ato kanë dalë ‘jashtë’ rreth 50cm.
“Ti ke shkelë çdo procedurë, nuk ke mbajtë debat publik, nuk ke sjellë projekt, të hyrat po rriten me leje të ndërtimeve e buxheti i Komunës është i fokusuar në asfalt, asfalt, asfalt”, tha Mimoza Shala.
Gjinit iu prezantuan edhe hallet e gjakovarëve përmes rubrikës “Zëri i qytetarëve’.
Në fshatin Bec, Mira Hasani me nevoja të veçanta ka treguar për vështirësitë që i ka ajo për shkak të mosasfaltimit të 300 metrave rrugë. Kërkesën për asfaltim ajo e ka bërë qysh moti në Komunë.
“Kërkesë e kam, nëse ka për shembull fëmijë, më së shumti duhet me këqyr për këta persona me aftësi të kufizuar. Jo sa me e bo një foto, për shembull se shkojnë nëpër këto qendra të HENDIKOS- it e kësi…bone që kur të shoh në rrugë, jo kur vjen fundi për me ta qit një votë, por kur të shoh në rrugë me të falënderu”, thotë Mira Hasani duke iu drejtuar kryetarit Gjini.
Por, kërkesa e saj ende nuk është realizuar.
Përveç kësaj, banori tjetër Nevruz Dujaka kritikon Gjinin për murin e ndërtuar në rrugën “Bardhyl Qaushi”.
Edhe aktivisti i ambientit, Burim Qarri, kërkon nga kryetari i Komunës pastrimin urgjent të ambientit të Gjakovës.
Në lidhje me kërkesën e Mira Hasanit nga fshati Bec, Gjini nuk është përgjigjur.
Përveç kësaj, edhe Këshilli Rinor i Veprimit Lokal ka një mungesë të objektit për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.
Eda Haxhikadrija nga ky Këshill tregoi se kanë bërë një kërkesë në Komunë për ndërtimin ose dhënien e një objekti të qendrës rinore, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë arritur ta realizojnë kërkesën e tyre.
Kundrejt kësaj kërkesë nga të rinjtë e Gjakovës, kryetari Ardian Gjini tha se ka gjasa që ish-këshilli i vjetër do të renovohet dhe shndërrohet në një qendër rinore deri në vitin tjetër.
“Nëse kanë pritë që 20 vite ju lutem që të pritni edhe 9 muaj, për sigurimin e hapësirës”, replikoi Gjini.
Drejtori komunal me aktakuzë
Temë tjetër e diskutuar në debat ishte edhe drejtori me aktakuzë i zgjedhur që nga fillimi i mandatit të Gjinit.
Drejtori i Urbanizmit, Arben Bakalli dhe zyrtari i Komunës, Agron Gojani, po akuzohen nga Prokuroria për vepra korruptive të kryera në vitin 2018.
Akuza pretendon se në zonën ku ishte paraparë gjelbërimi, të njëjtit mundësuan leje ndërtimore për familjen Bakija, në Kompleksin Orize në Gjakovë.
“Unë i kam thirrë në zyrë drejtorin e Urbanizmit, Arbenin dhe Agronin, dhe ju kam tregu që në momentin kur konfirmohet aktakuza ne duhet të veprojmë sipas ligjit që parasheh suspendimin”, tha Kryetari Gjini.
Ai tha se nëse do të ketë vendim të prerë të Gjykatës, drejtori Bakalli do të lirohet nga detyra, ndërsa Gojani do të suspendohet ashtu qysh e parasheh ligji.
Në këtë rast, Agron Gojani po akuzohet për aprovimin e kërkesës për kushte ndërtimore, ndërsa Arben Bakalli për nënshkrimin e vendimit dhe lejimin për ndërtim./kallxo.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët