Sfidat përballë pandemisë duket të jenë të panumërta. Pas paraqitjes së virusit COVID-19 ndryshoi edhe stili i jetesës. ndikim pati edhe në jetën e nxënësve të cilëve iu duhej të ndryshonin tërësisht mënyrën e mbajtjes së mësimit. Të gjitha shkollat në vend mësimin vazhduan ta mbajnë në mënyrë virtuale për disa muaj.
Ndërkaq me fillimin e vitit të ri shkollor nxënësit u kthyen në shkolla për të mbajtur orët mësimore fizikisht. Mësimi tani po zhvillohet nëpër klasa në bazë të protokolleve të Ministrisë së Arsimit dhe Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë.
Por përkundër kësaj rastet pozitive me korona virus ende po vazhdojnë të shfaqen. Si rezultat i kësaj disa nga shkollat në Kosovë kanë qenë të detyruar të vazhdojnë mësimin në distancë për të mos rrezikuar infektimin e nxënësve të tjerë me COVID-19.
Deri më tani sipas Ministrisë së Arsimit ka gjithsejtë 15 shkolla në Kosovë të cilat janë mbyllur për shkak të infektimit të nxënësve e mësimdhënësve me Covid-19. E është qyteti i Prishtinës ai i cili ka numër më të madh të shkollave të mbyllura të cilat mësimin po e zhvillojnë sipas skenarit C të Ministrisë së Arsimit. Skenar sipas të cilit këto shkolla të cilat kanë raste aktive me COVID-19 do të vazhdojnë mësimin online për dy javë.
Një ndër shkollat që ka vazhduar mësimin online për këto dy javë është shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Drejtoresha e kësaj shkolle Vjollca Jupolli tregon se brenda shkollës ka pasur 22 raste pozitive me COVID-19, nga këta 18 të infektuar ishin nxënës ndërsa katër të tjerë mësimëdhënës.
“Kemi kaluar në mësimin online për shkak të gjendjes që është krijuar, për shkak të disa rasteve që janë paraqitur me virusin korona, është marrur vendim nga ministri i shëndetësisë që mësimi të bëhet online për dy javë” thotë Jupolli.
Ndërkaq po për të njëjtën arsye edhe gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë ka vazhduar mësmin online. Drejtori, Ajet Brajshori tregon se 17 nxënës dhe pesë mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.
“Javën e kaluar kemi bërë testimin e 10 klasave dhe nga 10 klasë kanë dalur 17 nxëxnës të prekur nga COVID-19, poshtu dhe 5 mësimdhënës. Task forca me rekomandimin e Institutit të Shëndetësisë ka vendosur që mësimin ta bëjë në distancë për këto dy javët e ardhshme” tha drejtori.
Brajshori poashtu tregoi që stafi i kësaj shkolle do të mbajë mësimin online nga shkolla, ndërsa fëmijët atë mund ta ndjekin nga shtëpitë e tyre. Sipas tij kjo mënyrë e mbajtjes së mësimit nuk është aspak e lehtë e poashtu e dhimbshme sepse ua kujton kohën e okupimit serb në Kosovë.
Që mësimi nuk është aspak lehtë të mbahet në këtë mënyrë e konfirmon edhe mësuesja në shkollën fillore “Anton Zako Cajupi”
“Mësimi gjatë këtyre dy javëve ka qenë mirë por si çdo herë me pengesa të arsyeshme te disa nxënës që nuk kane pajisje teknologjike për tu qasur në mësimin online. Edhe kjo për mua si mësuese është shqetësuese sepse ata nxënës pësojnë nga kjo gjendje e pa dëshirueshme edhe që nuk varet nga ne” tha mësuesja Edona Ibrahimi.
Ndërkaq Diellza Kukaj, këshilltare e ministrit të arsimit tregon se nga raporti i fundit i inspektoratit të arsimit për regjistrimin e rasteve me COVID-19 në shkolla gjatë periudhës 19-23.10.2020 në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës janë raportuar gjithsejtë 130 nxënës të infektuar dhe 148 mësimdhënës të infektuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës