LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 0° cloudy

Sfidat e rrezikshme të TikTok-ut, Policia: Super heronjtë nuk janë të vërtet kujdesuni për veten dhe shokët tuaj

Sfidat e rrezikshme të TikTok-ut, Policia: Super heronjtë nuk janë të vërtet kujdesuni për veten dhe shokët tuaj

Përdoruesit e rrjetit social “TikTok”, kryesisht të rinjtë janë duke u përfshirë në disa sfida e që shpesh janë të rrezikshme, duke lënduar vetën dhe të tjerët. Raste të tilla të lëndimit ka pasur në disa komuna të Kosovës.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të kuptuar nëse ka raste të lëndimit në kryeqytet, por që të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë shifër por që apelojnë për kujdes.

“Policia e Kosovës  është e fokusuar në mbrojtjen dhe  sigurinë e fëmijëve andaj apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos platformës TikTok, e cila kohët e
fundit ka shpërndarë sfida që paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e të rinjve. Kjo sfidë është një nxitje për të realizuar veprime përmes lojërave  që mund të shkaktojnë lëndime dhe dëmtime të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e tyre.


Gjithashtu, Policia e Kosovës, kërkon mbështetjen e prindërve dhe komunitetit për të ndërgjegjësuar fëmijët dhe adoleshentët për rreziqet që mund të sjellë angazhimi i pjesëmarrjes në këto sfida.

“Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm mbi përdorimin e  rrjeteve të ndryshme sociale  nga fëmijët e tyre dhe t’i ndihmojnë ata në  identifikimin dhe ofrimin e ndihmës për shmangien e
përfshirjes se tyre në lojërat e dëmshme dhe të rrezikshme.

Policia e Kosovës është e angazhuar në mbështetje të komunitetit dhe të rinjve për një përdorim të sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale, dhe i bën thirrje çdo prindi dhe mësuesi të jetë i
vëmendshëm dhe të inkurajojë përdorimin e teknologjisë për qëllime pozitive dhe edukative”, vijon përgjigja e tyre.

Tutje, ata theksojnë “Super heronjtë nuk janë të vërtet kujdesuni për veten dhe shokët tuaj. Mos u bëni pjesë e lojës që rrezikon jetën”./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori