Diskriminimi ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta vazhdon të jetë i problem në Kosovë. Atyre nuk u plotësohen të drejtat elementare, siç është lëvizja e lirë.
Po ashtu nuk u mundësohet një qasje e plotë dhe sipas standardeve, gjë që i bën të mos jenë të përfshirë sikurse gjithë të tjerët në ambientin që i rrethon.
Për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta, e drejta për arsimim është realizuar vetëm në shkolla speciale.
Shumica e fëmijëve me nevoja të veçanta ndajnë përvojën se si iu është mohuar qasja në arsim dhe edukimi i tyre në shkolla të rregullta.
Kur jemi tek shkollat, organizata HANDIKOS ka publikuar raportin ‘’Qasja e shkollave të nivelit fillor dhe të mesëm në Kosovë për fëmijët me aftësi të kufizuara’’, i cili tregon se nga 55 mijë nxënës sa ndjekin mësimin në 144 shkolla të Kosovës, më pak se 2% prej tyre janë me aftësi të kufizuara.
Ata diskriminohen edhe në fushën e arsimit, në marrjen e shërbimeve shëndetësore, në të drejtën e lojës etj.
Sipas HANDIKOS-it mbi 16 mijë persona nga e gjithë Kosova janë të anëtarësuar në organizatën e tyre.
“Shkollat janë ato që të cilat duhet t’u ofrojnë kushte të barabarta të gjithë fëmijëve për të ndjekur mësimin pa pengesa. Mirëpo, fatkeqësisht në vendin tonë mungon edhe qasja e duhur infrastrukturore që ua pamundëson një gjë të tillë. Kjo për fat të keq detyron prindërit që të ndalin fëmijët e tyre me aftësi të kufizuara nga vijueshmëria e procesit mësimor, duke përfshirë edhe faktin e mungesës së asistentëve personal nëpër shkolla. Pra, edhe ata që ndjekin mësimet në edukimin e rregullt, hasin në sfida shumë të mëdha”, thuhet në raport.
Për shkak të pandemisë gjërat për këta fëmijë janë bërë edhe më të vështira.
“Shërbimet fizio-terapeutike dhe psiko-sociale për ta jepen në baza ditore, në mënyrë individuale, ndonëse në këtë periudhë në formë virtuale e jo direkte”, tregon raporti i HANDIKOS-it.
Ndërsa, një vend ku ata gjejnë mbështetje janë shkollat speciale.
Qendra shkollore për arsimimin dhe edukimin e personave me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe të folur “Nënë Tereza” në Prizren bëri të ditur se fëmijët me nevoja të veçanta nuk ndihen të diskriminuar në atë vend.
Drejtori i kësaj qendre Yrmet Shabani tha se kjo qendër ka një staf të kujdesshëm dhe janë të pajisur me të gjitha mjetet e duhura për fëmijët si dhe me asistentë personal për të gjithë.
“Në këtë kohë pandemie kur situata ishte më serioze, kemi mbajtur edhe mësimin nga distanca .Gjithçka ka funksionuar si duhet falë stafit dhe interpretuesve të shenjave dhe bashkëpunimit të tyre me nxënësit. Në shkollën tonë në këtë vit kemi të regjistruar 76 nxënës, ku 46 prej tyre janë nga klasa I deri në XII, ndërsa 30 në edukimin parafillor”, ka deklaruar Shabani.
Përkundër faktit që ata gjejnë mbështetje në këto qendra, ata mbeten të diskriminuar në shoqëri.
Këtë e tregon edhe një familjar (D.S) nga qyteti i Mitrovicës se sa e vështirë është të kesh një fëmijë me aftësi të veçanta dhe të mos kesh mbështetje nga shoqëria, por një problem që ai po e theksonte më shumë ishte mungesa e udhëtimit nga shkolla për në qytete tjera.
“Fëmijën më duhet ta dërgoj në qendrën burimore në Prizren, sepse është e përcaktuar në rrethin e atyre nxënësve që të vijojë mësimet, por për mua si prind është mjaft e vështirë ta dërgoj personalisht në shkollë çdo javë si nga ana financiare dhe ajo emocionale. Të kesh një fëmijë me nevoja të veçanta është edhe një ndjenjë e veçantë, por është emocionale kur nuk pranohen në shoqëri ashtu siç janë. Këtu është problemi. Këtu fillojnë paragjykimet”, deklaroi ai.
Ky publikim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Debate Center dhe Telegrafi.com dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-17-e1739167854737-780x439.png)
88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?
![Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476495917_551811047883770_7989544680462054404_n-780x439.jpg)
Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan "hajvana" opozitën
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
![Mot i ftohtë gjatë kësaj jave - nga e marta priten fjolla bore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Reshje-bore-ne-Prishtine-Kulla-e-Sahatit-foto-Ridvan-Slivova-36-780x439.jpg)
Mot i ftohtë gjatë kësaj jave - nga e marta priten fjolla bore
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe