Gjatë këtyre ditëve në emisionet e lajmeve, të shtypit tonë, por edhe atij ndërkombëtar jemi njohur me situatën e rëndë në Afganistan. Më shumë me situatën në Kabul. Dhe më konkretisht akoma, me situatën në aeroportin e Kabulit.
Njoftimet që tërheqin më shumë vëmendjen cekin dy argumente.
– Turma mijëra afganësh që tentojnë të largohen nga Afganistani me anë të mjeteve ajrore që kanë vënë në dispozicion ShBA-ja dhe disa vende anëtare të NATO-s, si Gjermania, Britania e Madhe dhe ndonjë vend tjetër. Zyrtarisht flitet për largimin e afganëve që kane punuar për ShBA-në dhe NATO-n, por në turmat marramendëse, mes njerëzve që kërkojnë e guxojnë të “fluturojnë” edhe në krahët e avionëve, mund të gjesh afganë që nuk kanë të bëjnë me kategorinë e bashkëpunëtorëve të ShBA-së e NATO-s, por që duan të largohen nga vendi i tyre për një jetë më të mirë. Duan të emigrojnë, si ka ndodhur prej vitesh me popujt e këtij rajoni të përfshira nga një krizë e thellë ekonomike e sociale prej vitesh. E në këtë turr të madh për emigrim nuk duan me e ditë për dhjetëra qytetarë, bashkëkombës që vdesin nën këmbët e tyre.
– Paaftësia e ShBA-së dhe e NATO-s për të garantuar evakuimin e sigurt të afganëve të cilët i kanë klasifikuar si kontigjente në rrezik jete nga qeverisja e ardhshme e talibanëve.
Edhe pse në aeroport ka afro 3000 forca amerikane, ka efektive nga Gjermania, Britania etj., “ligjin” aty e bëjnë talibanët me brekushe e me çallma, me automatikë, mitralozë, granatehedhës e antitankë në krah. Të vetmuar, grupe-grupe bëjnë terror, nuk lejojnë qytetarët të afrohen në aeroport. Madje edhe kanë vrarë disa prej tyre.
Duke parë këto skena, vetvetiu të lind pyetja- vërtetë amerikanët dhe vende të tjera të NATO-s nuk i kanë kapacitetet, mundësitë për t’i bërë zap talibanët që bëjnë terror, vrasin qytetarët të cilët ata, ShBA e NATO, i kanë marrë në mbrojtje ?
Çdo njeri që njeh sado pak kapacitetet ushtarake të ShBA-së dhe NATO -s është i bindur se ata i kanë mundësitë për t’i vënë kufirin te thana, për t’i bërë zap talibanët.
Nga një përfundim i tillë vjen pyetja tjetër: pse amerikanët dhe vende të tjera të NATO-s nuk e bëjnë një gjë të tillë?
Përgjigja ndaj një pyetje të tillë nuk është e lehtë. Duhen studiuar e analizuar shumë argumente, argumente politike, gjeopolitike, gjeostrategjike, ekonomike të cilat janë prezente edhe në krizën e Afganistanit. Sa mund të kuptohet nga qëndrimet e deklaruara deri tani, kjo është një situatë e kërkuar, e dëshiruar nga akterë të fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Mbase nga Kina dhe Rusia, dy vende të cilët kanë deklaruar njohjen dhe bashkëpunimin me qeverinë e talibanëve. Sa kuptohet, ShBA-ja, pas një kalvari të gjatë 20 vjeçar, me shpenzime kolosale financiare dhe me humbje të mijëra jetëve njerëzore, ka pranuar ta “dorëzojë” Afganistanin. Ky “dorëzim” ka filluar me kohë. Është “gatuar” në bisedimet e njëanshme amerikano-talibane në Doha të Katarit. Madje, sa lexuam në një të përditshme shqiptare, pjesë e këtyre bisedimeve kane qenë edhe tri takime në Beograd. Unë nuk mund të them se çfarë është vendosur në këto bisedime kompromisi. Çfarë u është ofruar talibanëve e çfarë ka përfituar ShBA-ja? E sigurt është se secila pale ka përfituar diçka. Talibanët përfituan riardhjen në pushtet, riardhje që ka vënë në alarm jo vetëm qytetaret e Afganistanit, por gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ndërsa nuk mund të them se çfarë përfitoi ShBA-ja? Do ta tregojë koha.
Mbase nuk jam në gjendje të bëj analiza gjithëpërfshirëse e shteruese në lidhje me këtë situatë konkrete në këtë vend të lindjes së mesme. Ajo që dua të them është e vërteta se në situata të caktuara edhe mes akterëve të mëdhenj në konflikte interesi arrihen e bëhen kompromise. Kompromise që zakonisht shkojnë në favor të aktorëve të fuqishëm dhe në dëm të aktorëve, popujve të vegjël.
Duke thënë kështu, dua të nënvizoj nevojën e masave të gjithanshme politike, ekonomike, financiare, ushtarake e diplomatike në shkallë vendi e në rrafsh kombëtar për t’u përballur me situata të njëjta si kjo ne Afganistan.
Në një shënim të mëparshëm, një mik imi më shkroi se situata në Ballkan nuk është e njëjtë me atë në Afganistan. Sigurisht nuk janë të njëjta. Nuk kanë të njëjtët efekte. Ndërsa për mua situata që u zhvillua në Afganistan në kohë e në forma të ndryshme mund të përsëritët edhe në Ballkan. Mund të na prekë edhe në shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë e në troje. Ballkani, sa shohim, është një rajon ku përplasen interesat e tre fuqive të mëdha globale, Amerikës, Rusisë dhe Kinës. Asnjë nuk mund të na japë një kalendar të saktë se si do zhvillohet e çfarë përmasash do marrë konkurrenca e këtyre tre fuqive të mëdha në Ballkan. Unë si ushtarak, jam i prirë të shikoj edhe rrezikun e një konflikti ushtarak, konflikt që mund të marrë përmasa të mëdha dhe të nxisë edhe elemente nacionaliste, shoviniste që janë të shumtë në Ballkan. Gjithashtu jam i prirë se dikur, kur fuqitë konkurrente të kenë “shpenzuar” edhe fishekun e fundit do bëjnë “paqe”. Do bien në ujdi. Ujdi e cila mund të shkojë edhe në dëmin e shqiptarëve. Kjo është një çështje që duhet të na tërheqë vëmendjen.
Mbase nuk ka pse të ndalojmë shumë te elementi i pritjes së afganëve. Është një veprim human që nderon çdo popull, çdo shtet e çdo qeveri. Nderon edhe popullin, shtetin shqiptar dhe qeverinë Rama. E rëndësishme është të jemi të zot të parashikojmë, të përgatitemi e të përballojmë sfida të tilla, si kjo në të cilën është sot Afganistani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova