Muharrem Sfarqa, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.


“Kam kënaqësinë e rrallë,të ju njoftoj që sot kryeministri Hoti më emëroj zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit”.

“Me këtë rast, dua të falënderoj kryeministrin Hoti dhe liderin e LDK-së Akademik Isa Mustafën për besimin e dhënë. Premtoj që do të angazhohem maksimalisht në realizimin dhe zbatimin e programit qeverisës të qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Sfarqa.

Sfarqa aktualisht është Kryetar i Degës së LDK-së në Ferizaj.