Sezoni i ri në Formula 1, Verstappen fiton ‘pole position’ në Bahrein

Sezoni në Formula 1 nis këtë javë në Bahrein dhe sot u zhvilluan kualifikimet për garën e planifikuar për të shtunën.
Sezoni i ri nisi me histori të vjetra, pasi dominuesi Max Verstappen në makinën e Red Bull ishte sërish më i shpejti dhe fitoi ‘pole position’ për garën e së shtunës.
Verstappen pati xhiron më të shpejtë me kohën 1:29.179, ndërsa vendin e dytë e zuri Charles Leclerc në Ferrari me pak më shumë se dy të dhjetat prapa (+0.228 sekonda).
George Russell me veturën Mercedes (+0,306 sekonda) do ta nisë garën e së dielës nga vendi i tretë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Leëis Hamilton, do të startojë nga vendi i nënti.
Carlos Sainz, Sergio Perez, Fernando Alonso, Lando Norris, Oscar Piastri, Lewis Hamilton dhe Nico Hulkenberg përfunduan pas Russell në dhjetëshen e parë.
Kujtojmë se këtë sezon titullin kampion bote e mbron Verstappen, i cili ka fituar tre kampionate të mëparshme dhe është sunduesi absolut i cirkut më të shpejtë në botë.
Gara e së shtunës është në program nga ora 16:00./Telegrafi/




















































