Feyenoordi u shpall kampion në Eredivisie  pas fitores 3-1 ndaj Heracles.

Me këtë rast klubi holandez u shpall kampion pas 18 vjetësh.


Meritat më të mëdha i ka legjendari Dirk Kuyt, i cili shënoi të tre golat në këtë takim të rëndësishëm.

36-vjeçari kishte një sezon fantastik dhe këtë më së miri e shikojnë statistikat e mëposhtme:

Gjuajte drejt portës: 84 Duele të fituara në ajër: 54 Shanse të krijuara: 42 Gola: 12 Asistime: 4

Dhe më e bukura, het-trik në ndeshjen e titullit. /Telegrafi/

telegrafi sport app