LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Krijimi i Asociacionit, problem i madh për Kosovën

Serwer: Krijimi i Asociacionit, problem i madh për Kosovën

Bashkësia e komunave serbe në Kosovë nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të ketë garanci që të mos bllokohet funksionimi i shtetit të Kosovës, thotë analisti Daniel Serwer në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kompetencat e Bashkësisë së komunave serbe dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jenë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, thotë analisti i çështjeve të Ballkanit.

Zëri i Amerikës: Zoti Serwer, para pak ditësh në Prishtinë ju thatë se ka ardhur koha për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë po vjen dhe Kosova duhet të jetë gati për kompromise të vështira. Cilat janë në fakt këto kompromise?


Daniel Serwer: Është e vështirë të parashikohet. Por, sigurisht çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe është një çështje për të cilën mund të bëhen kompromise. Tashmë është bërë kompromis me Gjykatën Speciale, por mund të ketë kompromise të mëtejshme në disa aspekte të tjera. Nëse njerëzit shpallen fajtor, ata duhet të shkojnë në Hagë për të mbrojtur veten. Unë mendoj që komuniteti ndërkombëtar do të dëshironte të vazhdonte praninë e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve në Kosovë për një kohë më të gjatë, madje edhe nëse EULEX-i nuk do të ishte atje. Mendoj se një prani ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë do të ishte i dëshirueshëm, edhe për banorët e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Ju keni thënë se duhet të tregohet kujdes gjatë krijimit të Bashkësisë së komunave serbe, për të shmangur shndërrimin e Kosovës në një shtet jo-funksional si Bosnja. Cilat janë rreziqet specifike që shihni ju për Kosovën?

Daniel Serwer: Rreziku real është shndërrimi i Bashkësisë së komunave serbe në një agjenci ekzekutive me kontroll mbi një gamë të gjerë të funksioneve, jo vetëm administrative, por edhe politike brenda Kosovës, në të njëjtën mënyrë siç është bërë Republika Serbe një kërcënim për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës. Kjo ka më pak të ngjarë të ndodh në Kosovë. Kosova ka një kushtetutë më të mirë se sa Bosnja, sepse amerikanët e kishin kuptuar se kishin bërë disa gabime në Bosnje. Mendoj se Kosova gjithashtu ka qenë më e gatshme t’i integrojë serbët sidomos ata në jug të lumit Ibër, që ka qenë një përpjekje shumë e suksesshme. Situata në veri të lumit Ibër është e ndryshme, tre nga këto komuna kanë qenë me shumicë serbe edhe para luftës, dhe i janë dhënë Kosovës gjatë periudhës së Titos për rritur numrin e banorëve serbë në Kosovës. Pra, ekziston një lloj ngathtësie në veri që nuk ekziston në mesin e serbëve që janë në jug të vendit. Por, është bërë gjithnjë e më e qartë për Kosovën se prania e serbëve dhe kishës serbe në jug është garancia më e mirë. Prandaj, unë inkurajoj kosovarët që ta kuptojnë se kjo prani është e rëndësishme, duhet të ruhet dhe madje të forcohet nëse është e mundur.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, realiteti në Kosovë është ndryshe. Lista Serbe, partia më e madhe politike serbëve në Kosovë që kontrollohet nga Beogradi, ka kërcënuar se do ta shpallë në mënyrë të njëanshme krijimin e Bashkësisë së komunave serbe nëse Prishtina nuk vepron. Si e shihni ju këtë kërcënim?

Serwer: E shoh si një taktikë negociuese. Nuk e shoh si një mundësi reale. Mendoj se ju keni të drejtë, Lista Serbe kontrollohet nga Beogradi dhe nuk ka asgjë të re në lidhje me këtë. Partia dominuese e serbëve në Kosovë gjithmonë është kontrolluar nga Beogradi që nga përfundimi i luftës. Këto parti kanë qenë të ndryshme sepse secili President i Serbisë donte të instalonte njerëzit e vet në Kosovë. Pikërisht këtu Beogradi duhet të bëjë kompromis. Beogradi duhet ta kuptojë se kjo mënyrë veprimi me serbët e Kosovës është në kontradiktë me detyrimet e tij dhe i vështirëson përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Njerëzit në Kosovë përqendrohen në kompromiset që Kosova po detyrohet të bëjë, por edhe Beogradi është i detyruar të bëjë kompromise. Dhe një gjë që Beogradi duhet të bëjë është t’u thotë serbëve, se ata nuk janë lënë jashtë vëmendjes, por duhet të qeverisin veten brenda kornizës kushtetuese të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Si do të ndikojë problemi i krijimit të Bashkësisë së komunave serbe në përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, që është kusht për përparimin e dy vendeve në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

Serwer: Mendoj se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë një pako që duhet të përfshijë krijimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe çështje të tjera relevante të lidhura me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Pra, pjesë e kësaj pakoje duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në OKB, shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh mes Beogradit dhe Prishtinës dhe duhet të ketë një marrëveshje për forcat e armatosura të Kosovës. Këto janë çështjet e mëdha të pazgjidhura që lidhen me sovranitetin mes Beogradit dhe Prishtinës. Ka edhe disa çështje të tjera që lidhen me sovranitetin, si prania e EULEX-it, që është një çështje e Prishtinës dhe Brukselit. Këto çështje të sovranitetin duhet të zgjidhjen, para se Beogradi të mendojë rreth anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë se këto çështje duhet të zgjidhen në vitin 2019 ose më së voni në vitin 2020. Problemet, zgjidhja e të cilave dikur dukej në një distancë të largët, papritmas janë bërë çështje urgjente. Kjo është në avantazh të Kosovës. Por, këto nuk do të jenë negociata të lehta, ato mund të jenë të vështira. Është e vështirë të imagjinohet se si do të zgjidhen disa nga këto çështje. Për shembull, anëtarësimi në OKB varet jo vetëm nga vendimi që merr Serbia. Presidenti Vuçiq e kupton shumë mirë që kjo duhet të ndodhë, por a mund ta bindë ai Moskën, e cila dëshiron të destabilizojë rajonin aq sa mundet? Unë nuk e di, por duhet të ketë një lloj garancie për këtë çështje para se të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori