Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohet më 3 qershor kundër Letonisë.

Në këtë grumbullim janë ftuar gjithsej 23 futbolliste, të cilat pritet të japin maksimumin për përfaqësimin sa më të denjë të Kosovës.


Ndeshja do të luhet në stadiumin “LNK Sporta Parks” në Riga, ndërsa përballja me Letoninë konsiderohet vendimtare për objektivat e Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Një rezultat pozitiv do ta forconte pozicionin e Dardaneve në grup dhe do të rrite shanset për ngritje në një kategori më të lartë.

Kosova bën pjesë në Ligën C, Grupi C6, ku garon krahas Maqedonisë së Veriut dhe Letonisë. Grupi vlerësohet si mjaft i hapur dhe konkurrues, çka e bën çdo ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme për ecurinë e mëtejme të Kombëtares së vajzave.

Lista përfshin emra me përvojë dhe lojtare të reja, që kanë spikatur në kampionatet vendore dhe jashtë vendit. Kombëtarja do të nisë përgatitjet në ditët në vijim, përpara nisjes drejt Letonisë, me synimin për të vazhduar paraqitjet pozitive në këtë garë ndërkombëtare. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app