LAJMI I FUNDIT:

Sermaxhaj i pakënaqur me një pikë

Sermaxhaj i pakënaqur me një pikë

Sami Sermaxhaj ka debutuar në stolin e Prishtinës me një barazim pa gola 0-0 ndaj Gjilanit.

Edhe pse skuadra e tij nuk ndihej favorite para kësaj ndeshje, ata kanë arritur të marrin një pikë të vlefshme nga udhëtimi në Gjilan.

Trajneri Sami Sermaxhaj ka deklaruar se nuk është i kënaqur me një pikë nga kjo përballje, mirëpo loja e skuadrës së tij i pëlqeu.

“Prishtina e ka ditur forcën e Gjilanit dhe në aspektin taktik ia kemi pamundësuar që të krijojë raste të pastra shënimi. Ne kemi krijuar sulme të shpejta dhe me pak përvojë dhe koncentrim kemi mundur t’i finalizojmë”.


“Jam i kënaqur me lojën që kanë treguar futbollistët e mi, por me rezultat nuk jam i kënaqur. Kemi edhe shumë për të punuar dhe për ta ndryshuar konceptin e lojës. Në ndeshjen e ardhshme na pret një ndeshje edhe më e vështirë.

“Ferronikeli është në një nivel më i fortë se Gjilani, mirëpo ne nuk mund t’i ikim përgjegjësisë. Do të shkojmë për të njëjtin qëllim që të arrijmë një rezultat sa më pozitiv”, deklaroi Sami Sermaxhaj pas ndeshjes. /Telegrafi/