Reshjet e shiut kanë shkaktuar sërish probleme në qytetin e Pejës, ku tashmë në disa lagje të kësaj komune kanë filluar vërshimet.

Peja që nga e diela është duke u përballur me probleme të tilla shkaku i reshjeve të shumta të shiut.


Sasia e ujit tashmë ka përfunduar edhe brenda disa lokaleve afariste në “Qendrën Zejtare” në Pejë.

314901130 666710198504279 2210831773805474827 n

Gjithashtu i pakalueshëm është bërë edhe qendra e qytetit të Pejës, ku ajo pjesë është përmbytur e tëra.

Niveli i Lumbardhit vazhdon të jetë i lartë, ku madje kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri më herët ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes përgjatë shëtitores buzë Lumbardhit, për shkak se në disa zona të shëtitores ka dëmtime të shtegut, çfarë dhe i rrezikon këmbësorët.

“Ekipet tona janë në terren, dhe sapo të përmirësohet moti, do të bëhet rregullimi i këtyre dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut. Të kujdesemi për ambientin dhe ta mbrojmë atë duke mos e ndotur me mbeturina. Këto situata i tejkalojmë vetëm të bashkuar!”, ka shkruar Muhaxheri. /Telegrafi/

315331502 694834298568739 9134492948100955625 n

315890439 619238159938836 1658960768159255711 n

312948344 814360983202554 6330060743483587536 n

313794004 1705771859913265 7264174848172445333 n

314564635 1176020813297456 8594400632035563039 n

315519898 1154731362077660 6215495589343443038 n

https://cdn.jwplayer.com/videos/uTK3w6MM-zxeCk9EK.mp4