Mbi 60 punëtorë të Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe këtë të hënë para objektit të Qeverisë së Kosovës. Punëtorët po kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe marrjen e pagave.
Ata po ashtu kërkuan që të rikthehen në punë meqë tash e sa kohë janë të papunë.
Kryetari i Sindikatës së Lotarisë, Shkumbin Goçi i cili tregoi për arsyen e protestës, theksoi edhe se kanë kërkuar takime me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore por që kjo kërkesë nuk është marrë parasysh.
Ai ka shtuar se nuk do t’i ndalin protestat derisa kërkesat e tyre të gjejnë zbatim.
“Kemi shumë probleme punëtorët janë shumë në gjendje të keqe financiare. Kemi kërkuar takime edhe prej protestës së fundit që kemi pas të premten, askush nuk na është përgjigjur, madje kemi dërguar edhe e-mail, atëherë njëjtë as këtu nuk është përgjigj askush. Edhe sot do të vazhdojmë edhe ditëve të tjera do të protestojmë deri sa të plotësohen kërkesat tona sa i përket Ligjit edhe pagave obligimet që i ka Qeveria ndaj neve. Punëtorë aktivë jemi 60 punëtorë që jemi në marrëdhënie pune të rregullt, është gjendja financiare shumë e keqe e këtyre punëtorëve, janë 60 familje nuk janë 60 punëtorë asnjë nuk merr kurrfarë përgjegjësie për neve. Kërkesat konkrete premtimet që na kanë dhënë që ligji është i gatshëm në ministrinë e financave mu procesuar sa më shpejtë në kuvend me filluar punën edhe mu përmbush obligimet që i kanë ndaj punëtorëve për paga”, ka thënë ai.
Zijadin Ramadani, përfaqësues i Sindikatës së Lotarisë në Ferizaj, tha se që 30 muaj janë të neglizhuar nga shteti. Edhe kërkesa e tij është kthimi në punë dhe pagat të cilat nuk i kanë marrë tash e një kohë.
“Kemi dal se që 30 muaj jemi pa pagë, pa mbikëqyrje. Shteti na ka lënë në rrugë nuk ka mbikëqyrje ndaj neve, edhe gjashtë muaj dal në pension por unë deri në fund kom me qëndruar këtu. Kërkesat e tona janë që të kthehet Ligji i Punës dhe të na jepen pagat se jemi të pafajshëm, nuk kemi kurrgjë. Kemi provuar që disa herë por nuk na u kanë përgjigjur”, ka shtuar Ramadani.
Ibadete Hasani-Berisha tregoi edhe për premtimin që ishte bërë për një takim me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, por që ky takim nuk ndodhi asnjëherë.
“Kemi dal për të vetmen arsye miratimin e Ligjit edhe Pagat, kështu që nuk kemi has në mirëkuptim me Qeverinë çdo herë neglizhencë pas neglizhence edhe jemi detyruar e jo nga dëshira me protestuar. Na secilën herë kemi dal me vullnet të mirë edhe kemi prit që dikush ko me dal ka mu taku me neve por asnjëherë nuk kemi has në mirëkuptim. Janë dërguar e-mail, normal diçka që është krejt e ligjshme dhe zyrtare dhe as nuk i kanë hap dhe nuk kemi prit kurrfarë përgjigje kështu që jemi detyruar edhe fizikisht kemi ardhur disa herë ne Qeveri mu taku më dikë por nuk na kanë prit. Herën e kaluar ka dy muaj na kanë premtu një takim me ministrin e financave pasi aty kas blloku ligji jonë, edhe atë takim nuk e kanë arrit as nuk na kanë lajmëruar që u krye edhe prapë kemi dal me protestua”, ka potencuar ajo.
Para dy viteve Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Mbylljen e të Lojërave të Fatit, Ligj ky i cili hyri në fuqi më 10 maj 2019. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë