Lideri Juventus barazoi në shtëpi me Sienën, ndërsa nga ana tjetër edhe Milani barazoi në shtëpi me Napolin, duke mos bërë ndonjë ndryshim të theksuar në tabelë.

Sidoqoftë, ndeshja kryesore e kësaj jave u zhvillua në Olimpico, ku Roma e shkatërroi Interin me rezultat të thellë, duke u treguar Nerazzurëve se ata dhe futbolli janë shumë larg njëri-tjetrit.


Formacioni më i mirë i javës së 21-të dhe 22-të në Serie A:

Portier: Gioorgio Frezzolini

Mbrojtësit: Jose Angel (Roma), Andrea Lisuzzo (Novara), Luca Rossettini (Siena), Manuel Pasqual (Fiorentina).

Mesfushorët: Bosko Jankovic (Genoa), Miralem Pjanic (Roma), Senad Lulic (Lazio).

Sulmuesit: Fabio Borini (Roma), Diego Milito (Inter), Fabrizio Miccoli (Palermo). /Telegrafi/

telegrafi sport app