LAJMI I FUNDIT:

Seria e librave “Qytetet e humbura”

Seria e librave “Qytetet e humbura”

Kjo seri librash ofron një udhëtim në të kaluarën e lavdishme të qyteteve të Novobërdës, Janjevës dhe Stantërgut-Trepça. Dikur disa nga qendrat kryesore të minierave në Evropën Juglindore, ekzistenca e të cilëve u mbijetoi katër perandorive, por nuk u mbijetoi dot ndryshimeve gjeo-politike të shekullit të XX-të në Ballkan.

Ekzistenca e këtyre minierave thuhet të ketë qenë edhe arsyeja për ngritjen dhe lulëzimin e qytetit antik të Ulpianës, duke bërë që kësaj serie t’i shtohet edhe libri i katërt mbi këtë qytet. Këta libra shpalosin jetën shoqërore, ndikimin, kulturën, zejtarinë dhe trashëgiminë e këtyre qyteteve, ekzistenca e të cilave sot mbijeton kryesisht në formë të rrënojave dhe kujtesës së banorëve të paktë të mbetur në to.

Realizimi i këtyre librave është bërë nga CHwB Kosova me financim të Qeverisë Suedeze.

Ulpiana:

Ne vitin 1953 pas shumë shekujsh, një seri gërmimesh arkeologjike nën mbikëqyrjen e Emil Cerskov, nxorën në dritë rrënojat e asaj që dikur, nga zhvillimi I madh dhe jeta urbane që kishte, në të dhënat antike ishte shënuar si Ulpiana Splendidissima (Ulpiana e shkëlqyeshme apo madhështore).

Stantërg – Trepca:

Stantërg – Trepca, si njëra nga qendrat e rëndësishme të kohës, e cila u zhvillua në afërsi të minierave të famshme të Trepçës, shtrihet mbi shpatet jugore të malit të Kopaonikut, rreth 9 km ne verilindje të Mitrovicës.

Novobërda:

Në vargun e maleve të Kopaunikut, buzë një kodre mbi të cilën qëndron një kala e ndërtuar në 1100 metra lartësi , gjendet ajo që kronisti Osman Turshun-beg e quajti “nëna e të gjithave qyteteve”. Novobërda përmbushte mbi 20% të nevojave për ar dhe argjend në tregjet evropiane.

Janjeva:

Qyteza e Janjevës shtrihet në pjesën lindore të Kosovës. Larg gjendjes së saj të sotme, Janjeva dikur ishte njëra nga qendrat më të rëndësishme xehetarë dhe tregtare në Evropën Juglindore dhe ishte shtëpi për popuj të ndryshëm nga i  tërë Ballkani.

Këta libra mund t’i gjeni tek libraria Dukagjini si distributor ekskluziv për Kosovë.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori