LAJMI I FUNDIT:

Serbia po luan me ndjenjat e familjarëve të pagjeturve

Serbia po luan me ndjenjat e familjarëve të pagjeturve

Serbia ka ndërprerë gërmimet në Kizhevac, në vendin e dyshuar për varrezë masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Pala serbe është deklaruar se nuk ka mjete financiare për të vazhduar gërmimet

Në Kizhevac të Serbisë janë ndërprerë gërmimet që kishin filluar muaj më parë. Qeveria e Serbisë ka ndërprerë këto gërmime duke u arsyetuar se nuk ka mjete të mjaftueshme për të vazhduar gërmimi.

KMDLNJ-ja ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare presion mbi Serbinë. Ky Këshill ka deklaruar se Serbia po fyen familjarët e viktimave.


Ibrahim Makolli, kryesues i Delegacionit për bisedime për Personat e Zhdukur, thotë se me arsyetimin se duhen mjete të tjera, sepse ato që ishin paraparë në fondin për gërmime përfunduan, janë ndërprerë gërmimet në Kizhevac të Serbisë. Makolli thotë se përgjigja që kanë marrë është se “mjetet që kanë pasur të alokuara për gërmime janë shpenzuar sepse kanë dalë më tepër shpenzime sesa janë paraparë”.

Makolli thotë se delegacionit të Kosovës i është thënë se menjëherë pas krijimit të qeverisë së re do të ketë alokim të mjeteve për të vazhduar gërmimet. Por, Makolli bën thirrje që të mos deklarohen dyshimet për varreza masive në Kosovë pa u ditur saktë se aty ka mbetje mortore.

Ai thotë se me deklarata të tilla po luhet me ndjenjat e familjarëve të të pagjeturve, shkruan “Zëri”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori