Insistimi i Serbisë që të trajtojë fushën e telekomunikacionit në Kosovë, si pjesë të pasurisë së saj, po bëhet pengesë serioze për përparime në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
Pas negociatave të javës së kaluar që zgjatën pesë ditë, delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi u larguan nga tavolina pas marrëveshje.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thotë se procesi po hyn në një fazë të tensioneve, ngase pala serbe, sipas saj, nuk po shpreh gatishmëri për t’i zbatuar marrëveshjet dhe po paraqitet në negociata me kërkesa shtesë.
“Kërkesat shtesë të Serbisë ishin vetëm sa për të bllokuar zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik. Kjo, në fakt, ka rritur edhe tensionet, sepse po e dëmton dialogun dhe efektivitetin e dialogut. Marrëveshja për kodin telefonik apo marrëveshja për pavarësimin e sistemit të transmisionit energjetik të Kosovës, përkatësisht KOST-it, tani e pesë vjet është në bisedime dhe kur nuk ka zbatim nga ana e Serbisë, sigurisht që kjo ka krijuar pakënaqësi edhe në delegacionin tonë”, thotë Edita Tahiri.
Ndonëse në parim, Beogradi ishte pajtuar në negociatat me Prishtinën që Kosova ta ketë kodin e vet (+383), të cilin do ta fitonte nëpërmjet një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, ngaqë nuk është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, si organ i Kombeve të Bashkuara, javën e fundit autoritetet serbe kanë ndryshuar qëndrim, duke kërkuar që ky kod t’i lejohet Kosovës vetëm përmes Serbisë, si kod territorial dhe jo shtetëror.
Refuzimi i Beogradit që Kosova të ketë kodin shtetëror i ka vënë negociatat në një “qorrsokak”.
Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kociançiq, ka deklaruar se Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen, e cila, sipas saj, nënkupton që Kosova do ta fitojë kodin e vet telefonik, kurse një kompani apo operator serb, licencën e plotë dhe juridiksionin e përkohshëm për vendosjen e rrjetit mobil.
Ndonëse tash për tash procesi është bllokuar dhe nuk ka ndonjë marrëveshje, bazuar në rezultatet e deritashme të negociatave, për profesorin Agron Dida, njohës i çështjeve të telekomunikacionit, kodi telefonik është më se i domosdoshëm për Kosovën.
Bazuar në rezultatet e deritashme të bisedimeve për kodin telefonik, Dida thotë se kishte shpresa që Kosova ta ketë këtë kod dhe të bëhet në të ardhmen edhe entitet i barabartë në fushën e telekomunikacionit ndërkombëtare.
“Çdo variant, i cili na e mundëson që ta kemi më në fund atë kod, është shumë i mirëseardhur. Mendoj se është krejt në rregull dhe është në dobi të Kosovës, njësoj sikurse anëtarësimi që do të pasojë në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Pra, Kosova fiton një element të rëndësishëm të shtetësisë”, thotë Dida.
Krahas kodit telefonik që do të fitonte Kosova, në bazë të marrëveshjes së Brukselit, në pako hyn edhe marrëveshja për licencimin e një operatori serb në territorin e Kosovës.
Profesori Agron Dida thotë se licencimi i këtij operatori bën pjesë në kuadër të kompromiseve që pala nga Prishtina i bën për të arritur qëllimin që Kosova ta ketë kodin e saj telefonik. Dida thotë se për Kosovën është me rëndësi që ky operator të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës.
“Mendoj se nëse ky operator do të punojë në kuadër të legjislacionit të Kosovës, atëherë do të jetë krejt në rregull. Do të thotë, ai do të përballet me konkurrencën e hapur dhe nuk shoh ndonjë pengesë në këtë drejtim. Rrethanat politike janë ato që diktojnë këtë situatë dhe ne duhet të bëjmë një kompromis politik në këtë aspekt”, shpjegon Dida.
Dialogu me Serbinë dhe marrëveshjet e prodhuara, kanë nxitur në disa raste reagimet e opozitës. Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar debat dhe pret që Kuvendi i Kosovës të votojë një rezolutë, me të cilën ftohet që të hiqet dorë nga bisedimet me Serbinë për kodin telefonik.
Kurse së fundmi, edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga dialogu me Serbinë në mënyrë që dialogu i ardhshëm të përqendrohet vetëm në njohje reciproke dhe jo në tema që kanë të bëjnë me Kosovën.
“Duhet që të ndryshohet pozicion në temat e dialogut, ose në situatën me dialogun dhe të mos vazhdohet dialogu i tillë, i cili është improvizim për interesa të Thaçit e Mustafës dhe njëkohësisht duhet fokusuar në votimin e ushtrisë së Kosovës, pra në transformimin e FSK-së”, tha Haradinaj.
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ky dialog, ka prodhuar disa marrëveshje, por shumë nga to nuk janë zbatuar ose kanë mbetur në fazat e para të zbatimit.
Ndërkaq, në lidhje me kodin telefonik, mungesa e tij, sipas të dhënave të Qeverisë, i ka kushtuar Kosovës shpenzime që kalojnë shifrën prej 200 milionë euro.
Në Kosovë ekzistojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare. Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite