Kosova do të ketë dy ekipe përfaqësuese në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë për grupmoshën U20 që do të zhvillohet në Rumani .
Te femrat dyshen Yllka Jashari/Melirona Avdullahu e drejtuar nga trajnerja Vildane Jashari, ndërsa tek meshkujt Erion Bajrami/Albi Macula, të drejtuar nga Faton Mustafa,
Ekipet nisën rrugëtimin për në Rumani natën e mbrëmshme, pasi iu urua fat dhe suksese nga krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).
Kontigjenti kosovar u detyrua të ndërronte itinearin e udhëtimit, pasi Serbia nuk lejoi ekipet dhe stafin teknik të kalonin kufirin, thuhet në reagimin e FVK-së.
“Dardanët” u detyruan të marrin rrugën nga Bullgaria për të arritur në destinacionin respektiv. /Telegrafi/