Ditën Botërore të të pagjeturve Kosova do ta shënojë me marsh në sheshet e kryeqytetit, ku do të kërkohet zbardhja e fatit dhe kthimi i një mijë e 648 personave që prej nga pas lufta figurojnë si të pagjetur.
Kështu u bë e ditur pas takimit të Këshillit Organizativ për shënimin e kësaj date, prej ku u kërkua më shumë presion nga spektri ndërkombëtar ndaj Serbisë, lidhur me këtë çështje.
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka tha se kjo temë është prioritet i Qeverisë.
“Do të tubohemi me familjarët në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, dhe do të bëjmë një ecje drejt obeliskut i cili është në oborrin e Kuvendit kisha me thanë, ku do të bëhen homazhe, gjatë rrugës nëpër sheshin ‘Nëna Terezë’ i cili do të jetë i mbuluar me disa shenja të këmbëve të zhdukurve, me një slogan i cili është ‘Ku janë’ me një pikëpyetje dhe me numrin e të zhdukurve, që është 1648 persona të cilët Kosova i kërkon, gjersa gjatë rrugës para teatrit kombëtar kemi planifikuar me qenë një sofër me familjarët të cilët presin të afërmit e tyre, një sofër e zbrazët në pritje nën ankth, me 165 lugë dhe aty do të përshëndeten me të gjithë pjesëmarrësit dhe do t’i bashkëngjiten kolonës drejt obeliskut ku do të ketë homazhe”, tha Lluka.
Ai tha se edhe pse Komisioni qeveritar është duke bërë punë të rëndësishme, ata s’mund të jenë të kënaqur.
“Na ishim një ditë në Serbi dhe kemi pas edhe peripeti nuk kemi dasht me i bë shumë mediale, mirëpo kërkesat tona për hulumtimin e vendeve ku ne kemi dëshmitarë që ka varreza masive, Serbia su kon e gatshme mi respektu dhe mi zbatu, mirëpo ne do ta vazhdojmë procedurën e rregullt, me kërkesat tona edhe për Prokurorinë speciale të Serbisë, që këto vendndodhje të vend varrezave eventuale në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, të cilët janë normalisht anonim për momentin, duhet të respektohen sepse me vet mospranimin që të gjurmohen këto vendndodhje, ne po dyshojmë që Serbia e din që aty ka varrezë masive. Këto ditë sa ishte radari në Kosovë, ku kemi bë një punë të rëndësishme në 7 vend gërmime një televizion i Graçanicës ka bo incizime të fshehta, të panevojshme, dhe ka bë një punë jo të mirë duke e transmetu se është duke u bë presion mbi familjet serbe, kjo nuk qëndron, për arsye se na kërkesat apo kërkimet për të zhdukurit nuk i bëjmë në baza etnike dhe nuk e dimë në ato vendndodhje, në ato gërmime kush është, ne kemi deklaratë të dëshmitarëve, mirëpo derisa të kryhen analizat e ADN-së, nuk është e mirë me prejudiku se këtu ka shqiptarë, serb, apo të nacionalitetit tjetër”, tha Lluka.
Nysrete Kumnova, anëtare e Komisionit qeveritar për të pagjeturit ka thënë se kjo datë shënohet në krejt botën, duke kujtuar se zhdukjet nuk kanë ndodhur vetëm në Kosovë, por në gjithë botën.
Ajo tregoi se 19 herë ishin në Merdare, dhe se vazhdimisht kanë pasur përkrahjen e vazhdueshme të familjarëve.
“Adresa e më të dashurve tanë është Serbia, por i mungon presioni, unë mendoj që presioni ndërkombëtar mungon, tash pe shohim që edhe Presidenti i bën takimet, edhe gati se është ka don me u barazu krimi, mu fal, mu fal tan këta njerëz, po qysh du me jetu unë si nënë, pa asnjë asht të djalit tem, edhe unë edhe nënat tjera, pe dojmë nga një asht, të shkojmë të varri i tyre, ta dimë pse shkuan, të jau qojmë një lule qysh mi lanë ata në Serbi, adresa është, ata mujnë mi qit njerëzit tanë, po me kushte, mi kushtëzu bashkësia ndërkombëtare, edhe me na i kthy”, tha Kumanova.
Bajram Qerkini, nga Mitrovica po ashtu fajësoi politikën e Beogradit për këtë.
“Ne e dimë çka na ka gjet, ne familjarët drejtpërsëdrejti as s’kemi Bajram, as s’kemi kurrfarë feste derisa t’i gjejmë. Sa u punu po dihet, për çka jemi tubu sot, krejt bota me të 30-in, ata që si kanë ne mes familjen e vet mendojnë se një ditë do t’i gjajnë, edhe ne e përmendi me plotësisht të drejtë që 70 për qind është punu në Kosovë, por edhe 1648 veta janë të pagjetur. Nuk mund ta krahasojmë as Bosnjën, nuk mund ta krahasojmë as Kroacinë, s’mund ta tubojmë kërkënd në regjion me Kosovën, në Kosovë kurgjo nuk është bë fshehtë, dhe unë besoj sikur kur të don politika e Beogradit do t’i kishim familjarët moti, nuk po don, ndërkombëtarët na kanë borxh me shty procesin”, tha ai.
Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit koordinues të familjeve ka kërkuar të dihet më shumë edhe për mënyrën e zhdukjeve, raporton KP.
“Ne duhet të dimë edhe zhdukjen, mënyrën se si është zhdukur të gjallët tonë në Republikën e Serbisë, kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të zbulohet krimi makabër i tyre të cilat kanë shkuar të gjallë, është diçka për të cekur sepse ne nuk duhet të lëvdohemi se kemi bërë shumë, Qeveria e Kosovës ka bërë më shumë në regjion, por ne do ta kryejmë obligim tonë moral edhe njerëzor atëherë kur e gjejmë edhe trupin e fundit e familjarit të zhdukur”, tha ai.
Lutfije Ademi, familjare, motra e doktorit të zhdukur Adem Ademi nga Mitrovica, kërkoi më shumë presion nga bashkësia ndërkombëtare.
“Vëllai im është i zhdukur, ka 19 vite dhe s’dimë kurrgjë për të, ai është i zhdukur në grupin intelektualët e Mitrovicës, është vet i 23-ti. D.m.th s’ka kurrfarë rezultati deri tash, kisha me i lut ndërkombëtarët që të bëjnë trysni në Serbi dhe të na kthejnë të gjithë ata që na i kanë marrë nga Kosova, dhe fatkeqësisht edhe unë jam këtu në mesin e familjeve që kanë familjarë të zhdukur, kështu që dhimbjen e ndajmë të gjithë së bashku”, u shpreh ajo.
Ndryshe, në shenjë simbolike në sheshin “Zahir Pajaziti” do të ekspozohen nga familjarët, këpucë të të zhdukurve. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-780x439.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht