I dëmtuari Nexhmedin Curraj, të enjten në gjykimin ndaj të akzuarit Caslav Jolic, ka thënë se i njëjti e ka rrahur atë me dy të tjerë në fshatin Gurrakoc dhe se këtë nuk do t’ia falë kurrë.
Këtë deklarim, Curraj e ka dhënë të enjten duke treguar veprimet e të akuzuarit Jolic karshi tij gjatë vitit 1998.
Curraj tha se atë e kishte rrahur i akuzuari Jolic së bashku me dy pjesëtarë tjetër të policisë njëri i njohur me nofkën “Llaza” dhe tjetri me emrin Rade Pituliq.
“Kur m’ka rreh ky nuk ja fali kurrë, me kon që i kon i paqtë qysh jetojnë ata kojshit e tij në Bllagaq kurrkush nuk i nguc shqiptarët, e kanë mirë me shqiptarët me neve me tanë, i vozitim, unë edhe sot punoj taxi”, tha i dëmtuari Curraj.
Sipas tij, i akuzuari Jolic atë ditë ka qenë me uniformë.
“Po po, u kon me uniformë me automat me tonat”, tha ai.
Ai ka thënë se të akuzuarin Jolic e njeh nga viti 1984 dhe se e ka fqinj.
Curraj në cilësinë e dëshmitarit, ishte dëgjuar edhe në seancën e 30 qershorit 2023, ku kishte treguar për ngjarjen kritike.
I njëjti deklaroi se parashtron kërkesë pasurore-juridike, duke theksuar se sot e asaj dite ka pasoja.
Tutje, seanca ka vazhduar me dëgjimin e të dëmtuarit tjetër, Naim Ferati.
Ferati ka treguar se gjatë viteve 1998-99’ ka jetuar në Gurrakoc dhe se ka qenë zyrtar ne shtëpinë korrektuese përmirësuese ne Dubravë në cilësinë e edukatorit.
I dëmtuari Ferati ka treguar se nuk është marrë me aktivet politike e as nuk ka qenë pjesëtar i ndonjë partie politike në atë kohë.
Gjatë asaj kohe, i njëjti ka thënë se në fshatin Gurrakoc ka pasur punkt të policisë dhe ka shpjeguar ngjarjen që atij i kishte ndodhur personalisht.
Sipas tij, në ditën kritike më 15 mars 1998 rreth orës 9:05 minuta kur kishte qenë duke pirë kafe me shokët e tij në qebaptoren atëherë quajtur “Kabashi”, i ishin vërsulur prej drejtimit të punktit të policisë disa pjesëtarë të policisë serbe.
“Pa asnjë shkas dhe pa asnjë arsye mu kanë vërsul prapa pjesëtari i policisë i njohur famëkeq Rade Pituliq, m’ka tërheq zvarrë m’ka nxjerr prej lokalit edhe pa më thënë asgjë arsyen pse më tërhoqën, ka fillu rrahjet me kondakt automati”, tha Ferati.
I dëmtuari Ferati ka thënë se Pituliqi e kishte kapur për jake mbrapa qafës dhe pastaj kishte filluar tortura shtazarake pas asnjë pretekst.
I shoqëruar me Pituliqin sipas Feratit ka qenë edhe pjesëtari i policisë i quajtur “Llazo”, të cilët e kishin tërhequr zvarrë në drejtim të stacionit të policisë.
“Gatë rrugës më kanë malltretuar duke me shqelmuar dhe duke me kërcënuar se do të me ekzekutojnë do te vrasim, veçmas ka qenë i padurueshëm Llazo, Pituliqi i ka pri grupit më kanë futur në stacion të policisë”, tha tutje Ferati.
I pyetur se çfarë raporte ka me Fadil Feratin, ai tha se të njëjtin e ka pasur djalë axhe.
“A ka të bëjë kjo me faktin që ti ke pas lidhje familjare me Fadil Feratin?”, pyeti prokurori Ilir Morina, ndërsa Ferati tha se një gjë e tillë është e mundshme por nuk i ishte thënë kurrë.
Kurse për të akuzuarin Jolic, i dëmtuari Ferati ka thënë se asnjëherë nuk kishte dëgjuar se i njëjti është i përfshire në një vepër penale në atë kohë.
“Nuk kom dëgju dhe nuk e kam njoft këtë njeri”, tha Ferati.
Po ashtu, ai tha se nuk kishte dëgjuar as për rastin e Zef Malësia.
Edhe i dëmtuari Ferati tha se parashtron krekës pasurore juridike.
Seancat e radhës për këtë rast u caktuan më 21 dhjetor 2023 si dhe 24 e 25 janar 2024.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 18 nëntor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Caslav Jolic me arsyetimin se gjatë kohës së luftës në Kosovës në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze