LAJMI I FUNDIT:

Serbët vajtojnë për sukseset e Kosovës

Serbët vajtojnë për sukseset e Kosovës

Edicioni aktual është i njëmbëdhjeti i skuadrave kosovare të hendbollit në garat ndërkombëtare, përkatësisht në Kupa Evropiane.

Nga viti i kaluar në gara zyrtare paraqiten edhe ekipet përfaqësuese të Kosovës. Kosova tashmë është anëtare me të drejta të plota e të gjitha asociacioneve ndërkombëtare të hendbollit, shkruan sot Koha Ditore. Serbët shumë më herët janë detyruar të përballen me hendbollistët e Kosovës në fushën e lojës dhe tashmë janë regjistruar disa ndeshje mes përfaqësueseve të Kosovës e Serbisë, por edhe në mes ekipeve të Kosovës e Serbisë.

Ndonëse kanë pranuar të përballen me Kosovën, serbët ende vajtojnë humbjen e betejës për të penguar ndërkombëtarizimin e hendbollit kosovar.

Federata e Hendbollit të Kosovës qysh në fund të vitit 2004 kishte bërë histori duke u pranuar me të drejta të kufizuara në Federatën Evropiane të Hendbollit.


Pra ka hapur dyert shumë më herët se Komiteti Olimpik i Kosovës dhe federatat e tjera sportive në vend. Procesi i ndërkombëtarizimit të hendbollit ka përfunduar në fillim të nëntorit të këtij viti kur në Sochi të Rusisë FHK-ja u pranua me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit.

Bordi Drejtues i Federatës së Hendbollit të Serbisë është arsyetuar për pamundësinë e bllokimit të pranimit të Kosovës të IHF.

"Në kongresin e Federatës Ndërkombëtare të mbajtur në Sochi të Rusisë, Federata Serbe e Hendbollit nuk ka mundur të pengojë pranimin e Kosovës në këtë organizatë, pasi ky pranim ishte vetëm formalitet duke pasur për bazë që më herët Kosova u pranua në Federatën Evropiane të Hendbollit. Kundër pranimit të Kosovës kanë votuar vetëm Serbia, Rusia, Spanja, Sllovakia dhe Çekia. Kryetari i Federatës së Hendbollit të Serbisë, Velimir Marjanoviq, vlerëson se shteti nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme që të pengojë pranimin e Kosovës në këto organizata. Nuk është angazhuar ashtu si është angazhuar kur ishte në pyetje votimi për pranimin në UNESCO", ka shkruar gazeta serbe “Politika”.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori