Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit, duhet të tregojnë se mbeten “në lojë”, por se kanë nevojë për “lojtarë apo trajnerë të rinj”, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet në institucionet e Kosovës.
“Ne nuk e dimë më se ku po shkojmë dhe ku po godasim”, thotë ai për REL.
Nemanja, një tjetër qytetar serb, beson se serbët nga veriu i Kosovës nuk është dashur të largohen kurrë nga institucionet e Kosovës, pasi kanë pranuar të marrin pjesë në to, ndërsa Nenadi mbron idenë që serbët të marrin pjesë në zgjedhje, por me “njerëz të rinj dhe të ndershëm”.
“Duhet të dilet në ato zgjedhje. Sigurisht që do të jetë më mirë për ne – serbët. Policia nuk është dashur t’i heqë uniformat. Që atëherë, gjithçka ka shkuar në drejtim negativ”, thotë Bllagoja, po ashtu nga Mitrovica e Veriut.
Në përbërjen aktuale të Kuvendit të Kosovës, nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb, i takojnë Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Këta deputetë nuk marrin pjesë në seanca, për shkak të “aksionit strategjik” – siç e kanë cilësuar ata bojkotimin e institucioneve të Kosovës – por paraqiten një herë në gjashtë muaj, për të mos i humbur mandatet.
Lista Serbe nuk konfirmoi ende zyrtarisht se do të marrë pjesë në zgjedhje, por kryetari i saj, Zllatan Ellek, tha se diçka e tillë pritet.
Pas mbledhjes së partisë në Graçanicë, më 25 nëntor, ai u tha gazetarëve se janë përgatitur të gjitha veprimet, që i përcakton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhje, por se ende pritet vendimi i kryesisë dhe autoriteteve të Listës Serbe.
Marija nga Mitrovica e Veriut beson se do të ishte “hap pozitiv” nëse Lista Serbe do të merrte pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, në mënyrë që komuniteti serb t’i kishte “përfaqësuesit e tij të vlefshëm”.
“Zëri i serbëve nga veriu do të dëgjohej sërish deri diku”, shprehet ajo.
Stevani nga Leposaviqi beson, gjithashtu, se serbët duhet të dalin në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, “për t’i marrë gjërat në duart e tyre në mënyrë demokratike”.
Ai thotë se populli është i hutuar, sepse nuk e di ende nëse duhet të marrë pjesë në zgjedhje ose jo.
“Populli është si kope dhensh, shkojmë këndej, shkojmë andej, duam, nuk duam. As vetë nuk e di”, shprehet Stevani.
Leposava nga Graçanica – një nga gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të lumit Ibër – nuk ka një qëndrim specifik për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Si të gjithë të tjerët, edhe unë”, thotë ajo.
Megjithatë, shton se do të ishte mirë që serbët të ishin pjesë e institucioneve të Kosovës, “sepse ne jetojmë këtu”.
Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë politike për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, konfirmoi më herët për Radion Evropa e Lirë se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje u konfirmua në parim edhe nga Lëvizja Popullore Serbe e Millija Bishevacit dhe Branimir Stojanoviqit, si dhe nga Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandar Jabllanoviqit.
Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit nuk ka marrë ende vendim.
Rëndësia e mandateve të deputetëve
Politologu serb, Ognjen Gogiq, thotë se bojkotimi i serishëm i zgjedhjeve nga Lista Serbe, mund të çojë në një pjesëmarrje të ulët të pjesëtarëve të komunitetit serb, ose të bëjë që dhjetë mandatet parlamentare, të rezervuara për komunitetin serb sipas Kushtetutës së Kosovës, t’u shkojnë partive të tjera politike.
Ai thekson se nëse Lista Serbe vendos t’i bojkotojë edhe këto zgjedhje, Beogradi do ta mbështesë, ndërsa përfaqësuesit tjerë politikë që do të marrin pjesë në zgjedhje, do të shpallen “tradhtarë”.
Ai thotë se beson se Lista Serbe do të përpiqet t’i ruajë mandatet parlamentare, sepse ato janë vendimtare për miratimin e ligjeve të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës.
Për shembull, ndryshimet kushtetuese në Kosovë nuk janë të mundshme pa mbështetjen e dy të tretave të votave të përfaqësuesve të komuniteteve pakicë. Në praktikë, kjo do të thotë se për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës do të ishin të nevojshme së paku shtatë vota të përfaqësuesve të komunitetit serb.
“Është e rëndësishme që përfaqësuesit e serbëve të kenë një konsensus minimal se cilat janë interesat e serbëve. Prandaj, mandatet e deputetëve janë të rëndësishme. Ata kanë fuqi të ndikojnë në miratimin e disa rregulloreve të rëndësishme”, thotë Gogiq.
Ai shton se sigurimi i të dhjetë mandateve parlamentare nga Lista Serbe, nuk do të thotë se ata nuk do t’i mbështesin disa ndryshime që janë të dëmshme për komunitetin serb.
“Lista Serbe, thjesht, dëshiron që ajo të përfitojë, të jetë ajo që përfiton dhe jo dikush tjetër. Ndaj, ajo dëshiron t’i kontrollojë së paku ato shtatë mandate parlamentare”, thotë Gogiq.
Sipas tij, kjo parti ka përparësi ndaj të tjerave, për shkak se ka mbështetjen e Beogradit. Rrjedhimisht, shton ai, ka edhe aftësinë “për t’i kontrolluar” punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë, si dhe të gjithë ata që kanë një lloj ndihme financiare nga buxheti i Qeverisë së Serbisë.
Nenad Radosavleviq, aktivist politik nga Leposaviqi dhe drejtor i Radiotelevizionit Mir, beson gjithashtu se Lista Serbe do t’i “shantazhojë” sërish votuesit e saj.
“Ata varen nga strukturat e Beogradit dhe paratë e dërguara nga Beogradi. Kjo krijon mundësinë që ata ta rimarrin pushtetin mbi ata pak serbë”, thotë Radosavleviq.
Megjithatë, ai thekson se shumë liderë të Listës Serbe janë të “diskredituar” nga populli dhe se ajo do të duhet të vendosë persona të rinj në listën e kandidatëve.
Lista Serbe e ndryshoi kryesinë e saj vitin e kaluar, një muaj pas sulmit të armatosur në Banjskë, që ndodhi më 24 shtator.
Për atë sulm, ku u vra një polic i Kosovës, përgjegjësinë e mori nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Partia tani drejtohet nga Zllatan Ellek, ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?