LAJMI I FUNDIT:

Serbët e veriut pengojnë regjistrimin e Trepçës si shoqëri aksionare

Serbët e veriut pengojnë regjistrimin e Trepçës si shoqëri aksionare

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kishte premtuar se “Trepça” do të regjistrohet si shoqëri aksionare deri në fund të muajit të kaluar, porse një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në fillim të këtij muaji, pasi serbët e pjesës veriore po e pengojnë një proces të tillë.

Ndonëse për institucionet e shtetit të Kosovës dhe në veçanti për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerare “Trepça” është një dhe e pandarë, ndryshe mendojnë serbët e pjesës veriore të Kosovës dhe ata në Serbi.

Edhe pse janë plotësuar të gjitha kushtet për regjistrimin e “Trepçës” si shoqëri aksionare, ndërmarrja nuk ka mundur të regjistrohet pasi punëtorët e “Trepçës” në veri nuk kanë pranuar të aplikojnë, për shkak se si një dhe e vetme punëtorëve të “Trepçës” u takojnë 20 për qind të aksioneve, duke përfshirë edhe punëtorët e “Trepçës” në veri, ndërsa 80 për qind Qeverisë së Kosovës, shkruan gazeta Zëri.


Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Trepçës” në veri ka dalë me një komunikatë, përmes së cilës ka njoftuar se nuk do të zbatojnë asnjë nga ligjet dhe as vendimet e “Trepçës” në jug e as kërkesën e tyre për të aplikuar për regjistrimin e ndërmarrjes si shoqëri aksionare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori