LAJMI I FUNDIT:

Serbët donin ta shuanin familjen Kelmendi: Pas varrimit të Bajram Kelmendit dhe bijve të tij, u gjet bomba në shtëpi

Serbët donin ta shuanin familjen Kelmendi: Pas varrimit të Bajram Kelmendit dhe bijve të tij, u gjet bomba në shtëpi

Miku dhe bashkëpunëtori i avokatit Brajam Kemendi, rrëfeu momentin e shkuarjes te varrezat si një mrekulli, për shkak të mërzisë që kishte se po e varrosnin pa u njoftuar askush, e në varreza kishin ardhur një masë e madhe e njerëzve, të afërm e bashkëpunëtorë të familjes.

Ndër të tjera, Ejyp Kolica kujton bisedën me Fehmi Aganin, i cili i kishte thënë se nuk mund të mos merrte pjese në varrimin e bashkëpunëtorit të tij, transmeton Koha.net.

Episod tjetër, sipas tij, ishte gjetja e vendit për varrosje pasi, sipas tij, motra e kishte lutur të ishte një vend më i dukshëm. Vështirësi tjetër Kolica kishte edhe gjetjen e njerëzve që do ta varrosnin, duke kujtuar bisedën me disa fëmijë të cilët e orientuan për te lokacioni i punëtorëve në varreza.


“Ata thanë nuk mund ta lëmë pa e varrosur edhe pse frikësoheshin, pasi mu përballë vendit ku janë varrosur ishin të vendosura forcat e ushtrisë jugosllave në një barakë”, tha ai në “Rubikon” të KTV-së.

Kolica tregoi që pas varrimit, kur janë kthyer në shtëpi, kanë gjetur bombë të paeksploduar nën shkallët e shtëpisë që, sipas tij, kishte qëllim të shkatërronte të gjithë shtëpinë dhe të zhdukte familjen e mbetur: Nekibe Kelmendin, bashkëshorten e Kastriotit dhe dy fëmijët – Elenën dhe Sokolin. Bomba, sipas tij, është larguar pas ndihmës së disa personave.

“Në momentin kur e kanë nxjerrë Bajramin me dy djemtë e tij, një ushtar e ka marrë edhe Sokolin, i është drejtuar eprorit: A ta marrim edhe këtë fëmijë!? Mirëpo, eprori i tha lere atë fëmijë”, thekson ai duke shtuar se qëllimi për këtë dihej, të mos mbetej asnjë mashkull në familjen Kelmendi.

Ai shpjegon se si motra e tij, Nekibja, me pjesën tjetër të familjes është larguar një herë në shtëpinë e Rexhep Bojës, për të vazhduar të nesërmen ne shtëpinë e Orhan Kantarxhiut – shok i Kastriotit.

“Dënim askush nuk ka marrë për vrasjen e Bajramit dhe djemve të tij sepse ende nga ana e forcave serbe nuk është bërë kinse identifikimi i ekzekutuesve apo urdhërdhënësve”, tha Kolica, duke vazhduar së është shumë i bindur se një ditë kjo vrasje e porositur do të zbulohet.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori