Në një natë të ngrohtë verore, mes dritave dhe gëzimit të qytetit të Prishtinës, u bë hapja e shumëpritur e restorantit Bana’s, një brend i ri dhe premtues i themeluar nga prezantuesja e njohur Arbana Osmani. Eventi u zhvillua në ambientet e HyperActive të Qendrës Tregtare Prishtina Mall, ndërsa Telegrafi ishte aty për të përjetuar çdo moment të veçantë të kësaj ngjarjeje.
Arbana Osmani, e cila ka fituar zemrat e publikut shqiptar përmes programit Big Brother Albania, ka treguar një anë të re të talentit të saj me hapjen e këtij restoranti. E rrethuar nga miq, dashamirës dhe figura të njohura publike, Arbana ndau emocionet dhe gëzimin e saj për këtë sipërmarrje të re.
“Jam shumë e lumtur dhe shumë falënderuese ndaj të gjithëve që kanë ardhur dhe kanë shprehur gjithmonë një lloj dashamirësie ndaj meje dhe çdo projekti që unë ndërmarr”, tha Arbana me emocion.
Ajo theksoi se pavarësisht nëse bëhet fjalë për një program televiziv, një libër me receta ose një lokal, gjithmonë ndjen mbështetjen dhe dashurinë e publikut. “Jam shumë e lumtur dhe shumë mirënjohëse” shtoi ajo me buzëqeshje.
Për Arbanën, hapja e Bana’s është një përvojë e re dhe sfiduese. Ajo pranon se të qenit sipërmarrëse ka sfidat e veta, por nuk heziton të theksojë se çdo fushë ka vështirësitë e saj unike.
“Ndërsa në televizion duket sikur është thjesht një punë e bukur me shumë emocione të bukura dhe famë, ka edhe shumë strese dhe pasiguri që përpiqemi të mos i shfaqim”, thotë ajo, duke shtuar se puna i jep kënaqësi të madhe.
Një nga detajet më interesante të restorantit Bana’s është menuja e saj, e cila përmban emra qytetesh të ndryshme. Arbana tregon se ky koncept është frymëzuar nga specifikat popullore të secilit qytet. Për shembull, Berati, i njohur për ullinjtë e tij, është përfaqësuar me një pjatë që përmban këtë përbërës.
“Prishtina, për shembull, është me proshutën e viçit, meqenëse këtu më kanë thënë se nuk konsumohen aq shumë proshutat e derrit. Apo Gjirokastra për shembull është ‘e varfër’ në mish, nuk ka mish, ka vetëm domate dhe djathë, meqenëse për gjirokastritët thonë që janë kurrnacë. Shkodra është pikante, sepse shkodranët janë pikantë, e kështu me radhë”, thotë Arbana teksa shpjegon se pse pjatat e saj kanë këto emra.
Ndërkohë, pavarësisht se ka kaluar një kohë e gjatë larg ekranit, Arbana premton se do të rikthehet së shpejti televizionit. “Unë besoj që shumë shpejt do shihemi në ekran. Është një nga pasionet e mia më të mëdha dhe nuk ka asnjë arsye për të qëndruar larg”, thekson ajo me entuziazëm.
Nëse do t’i jepej mundësia për t’u vendosur në Kosovë për një projekt televiziv, Arbana e konsideron me seriozitet këtë mundësi, duke theksuar se Kosova gjithmonë ka treguar dashamirësinë e saj. “Pse jo patjetër? Kosova është një nga vendet që më ka treguar dashamirësinë dhe pse jo”, thotë ajo, duke shtuar se ndonjëherë nuk është e nevojshme të zhvendosesh për të qenë afër Kosovës.
E pyetur për planet e ardhshme të Bana’s, Arbana zbulon se ka plane për të hapur pika të reja në Tiranë, Vlorë dhe Durrës. “Me shumë qejf kemi një pikë tjetër në Tiranë dhe pastaj Vlorën dhe Durrësin”, thotë ajo, duke shprehur entuziazmin për zgjerimin e mëtejshëm të biznesit të saj.
Në përfundim, Arbana ndan mesazhin e saj për të gjithë shqiptarët e Kosovës, se pse duhet ta vizitojnë restorantin Bana’s: “Sepse Bana’s bën mirë, në të gjitha kuptimet”.
Hapja e Bana’s në Prishtinë ishte një ngjarje që solli së bashku dashamirësit e Arbanës dhe dashamirësit e ushqimit të mirë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse që reflekton shpirtin e këtij brendi të ri dhe premtues në fushën e gastronomisë. /Telegrafi/
Fotografi të tjera nga hapja e Bana’s në Prishtinë:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bebe Rexha me dëshirë të pazakontë: Dua ta kem një lopë
Gruaja që u mashtrua nga një përdorues i AI, reagojnë nga menaxhmenti i Brad Pitt: Ai nuk kërkon para nga fansat, mos iu besoni mashtruesve
Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar
Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP
Rritje enorme e ndjekësve në Instagram, Gjesti arrin 400 mijë sosh vetëm pas një jave qëndrimi në BBVA
Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?
Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri