LAJMI I FUNDIT:

Senegali fiton ‘finalen’ e grupit ndaj Ekuadorit, futet në mesin e 16-të më të mirave

Senegali fiton ‘finalen’ e grupit ndaj Ekuadorit, futet në mesin e 16-të më të mirave

Senegali ka arritur të mposhtë Ekuadorin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve, duke siguruar një vend në mesin e 16-të më të mirave.

Senegalezët e dinin se iu duhej fitorja dhe e nisën në sulm këtë përballje, duke krijuar më shumë raste.

Idrissa Gueye provoi i pari në minutën e tretë, ndërsa pas pesë minutash rast të mirë kishte edhe Boulaye Dia, por të dy nuk ishin të saktë.


Në minutën e 42-të, Senegali fitoi penallti, kur Ismaila Sarr u rrëzua në zonë nga Piero Hincapie.

Sarr mori për sipër për të gjuajë penallti dhe ishte i saktë për 1-0.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Ekuadorin, që tentonte të barazonte rezultatin.

Këtë gjë e arriti në minutën e 68-të, kur Moises Caicedo shënoi për 1-1.

Por vetëm pas dy minutash kapiteni i Senegalit, Kaulidou Koulibaly shënoi për 2-1.

Image

Në minutën e 83-të, Boulaye Dia, ka mundur të mbyll ndeshjen, por nuk ishte i saktë nga një pozitë e mirë.

Në fund Senegali arriti të fitojë dhe të shkojë në kuotën e gjashtë pikëve, duke u bërë kombëtarja e parë nga Afrika që siguron një vend në mesin e 16-të më të mirave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori