LAJMI I FUNDIT:

Senegalezi Ndong: Ja si më torturoi Hajvalia

Senegalezi Ndong: Ja si më torturoi Hajvalia

Njëri prej futbollistëve të huaj që kanë luajtur në Kosovë është edhe senegalezi, Malick Ndong, që ishte paraqitur për Hajvalinë para më shumë se tri vitesh.

Lojtari tashmë është kthyer në vendlindje dhe karrierën po e vazhdon në elitën e futbollit senegalez.

Edhe pse ka kaluar një kohë prej kur ishte në Kosovë, mbrojtësi i majtë vazhdonë të ‘vajtojë’ periudhën e kalaur te klubi nga paralagja e Prishtinës, ku thotë se nuk kishte bukë për të ngrënë.


“Aktualisht po luaj këtu në Senegal. Sa i përket Hajvalisë, kisha shkuar në Kosovë për kushte më të mira, por dikur nuk kishim as bukë për të ngrënë. Ndërmjetësuesi që na kishte dërguar te Hajvalia, Hamdi Mehmeti nuk na paguante dhe ne kemi hequr për bukë. Nuk e di se si mund të funksionojë kështu klubi”, ka deklaruar Ndong për Gazetën Sheshi.

Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar prej atëherë, pasi Mehmeti nuk është më te Hajvalia. Klubi i kryetarit Mehedin Përgjegjaj (Meda) është shumë korrekt me paga ndaj lojtarëve dhe jo rastësisht është në vendin e parë.

Aty luajnë edhe futbollistë nga Brazili, të cilët po ndihen mirë, ndryshe nga Malick Ndong.

“Nuk më intereson më Hajvalia. Nuk dua të dëgjoj për të”, ka përfunduar senegalezi.

Bashkë me të, në të njëjtën periudhë te skuadra e Ismet Munishit ishin edhe dy senegalezët tjerë, Veron dhe Ndiaw Ndiaye.

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori