Tre senatorë amerikanë që vizituan sot Beogradin shprehën pritjet e tyre që Serbia t’iu bashkohet aleatëve perëndimorë në kundërshtimin e Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Në konferencën për media pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, senatorët amerikanë deklaruan se kanë biseduar edhe për vendimin e Beogradit për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nevojën e harmonizimit të politikës së jashtme me BE-në.
Anëtari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, tha se Vuçiq-it i “përcollën shpresën” se marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së do të “bëhen edhe më të forta”.
“Ne e kuptojmë se Serbia ka lidhje të gjata me Rusinë, por ky është një moment kur ekziston një rrezik i madh nëse ne si komunitet demokratik nuk dërgojmë një mesazh të vetëm për pasojat e sjelljes së Rusisë në Ukrainë”, tha Murphy.
Ai deklaroi se rrjedha e luftës në Ukrainë ishte “brutale”, se civilët ishin në shënjestër dhe se shtetet demokratike nuk mund ta toleronin këtë.
“Ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të jemi me Serbinë në javët dhe muajt e ardhshëm, për t’i dërguar atë mesazh të qartë Rusisë. Kjo është një pikë kthese jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën. Nëse vendet demokratike të botës nuk janë bashkë tani, atëherë kjo do t’i lërë të hapur dyert shteteve të tjera të mëdha që të bëjnë të njëjtën gjë në pjesë të tjera të botës”, shtoi ai.
Murphy tha gjithashtu se çdo vend, në planin afatgjatë, “duhet të vendosë nëse është më e mençur të lidhet siguria e tij me Kinën”.
“Nëse Serbia synon të jetë pjesë e BE-së, atëherë ndoshta nuk është në interesin e saj afatgjatë të zhvillojë marrëdhëniet e sigurisë me Kinën. Nëse Serbia vazhdon të ecë drejt BE-së, gjërat mund të jenë më të ndërlikuara, varësisht se nga i ka marrë Serbia disa fonde (të armatosura)”, tha senatori amerikan.
Murphy ka thënë se edhe Kosova ka qenë temë e takimit me Vuçiq-in dhe ka shprehur zhgënjimin “që nuk ka më progres në zbatimin e marrëveshjes”, transmetojnë mediat serbe.
Anëtarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit Amerikan, Jin Sheikhin, ka thënë se në takimin me Vuçiq-in është biseduar edhe për refuzimin e Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Vuçiq tha se e ardhmja e Serbisë është me pjesën tjetër të Evropës, në Perëndim, dhe ajo po ecën në atë drejtim. Nëse ky është qëllimi, atëherë politika e saj e jashtme duhet të harmonizohet me BE-në”, tha Sheikhin.
Ndërsa senatori Tom Tillis, një anëtar i Komitetit të Forcave të Armatosura, tha se aleanca perëndimore duhet të mbajë Rusinë përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës.
“Ne duhet të bashkohemi si vende që e duan lirinë kundër veprimtarive vrasëse dhe agresive të Rusisë”, tha ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri