LAJMI I FUNDIT:

Senati amerikan konfirmon Christopher Hillin ambasador të SHBA-së në Serbi

Senati amerikan konfirmon Christopher Hillin ambasador të SHBA-së në Serbi

Senati Amerikan ka konfirmuar Christopher Hillin për ambasador në Serbi.

Senati ka votuar njëzëri për emërimin e ambasadorit Hill.

Me emërimin e tij në Beograd, diplomati amerikan Christopher Hill në fakt po kthehet në rajonin ku ka mbajtur poste të ndryshme diplomatike për një kohë të gjatë.


Hill konsiderohet si një negociator i ashpër dhe i vështirë, dhe këtë status e konfirmoi gjatë periudhës kur ishte i dërguar special për Kosovën.

Ai ishte i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999.

Kush është amerikani Christopher Hill, i nominuar për ambasador në Serbi
Lexo po ashtu Kush është amerikani Christopher Hill, i nominuar për ambasador në Serbi

Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.

Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekretarit të Shtetit për Shërbim të Shquar.

Theksojmë se ai i flet rrjedhshëm gjuhët sllave, polake, dhe frënge.

Gjatë vitit 2021, ai ishte një asistent profesor në Universitetin Columbia në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori