Skuadra e Gjilanit me mund ka marrë pikët e plota në udhëtim te Prishtina e Re.

“Skifterët” arritën ta përmbysnin epërsinë nga 1-0 në 1-2 për të vazhduar garën për Evropë.


Vendasit e nisën për mrekulli, duke zhbllokuar epërsinë pas vetëm tre minutave lojë falë Cheick Doukoure (3’).

Megjithatë, ishte Robert Rrahmani që shënoi një gol të bukur për ta këndellur Gjilanin (39’).

Krejt në fund, pas një ndërhyrje të ashpër në zonë – Gjilani fitoi penallti të cilën në mënyrë perfekte e finalizoi Senad Jarovic.

Kësisoj, Gjilani shkon në kuotën e 42 pikëve si pozitë e tretë në tabelë derisa Prishtina e Re qëndron në fund me 24 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app