LAJMI I FUNDIT:

Sëmundja misterioze që lë gratë dhe vajzat ‘të dridhen në mënyrë të pakontrolluar’ përhapet në Ugandë, habiten edhe mjekët  

Sëmundja misterioze që lë gratë dhe vajzat ‘të dridhen në mënyrë të pakontrolluar’ përhapet në Ugandë, habiten edhe mjekët  

Një sëmundje misterioze që po i bënë pacientët të dridhen në mënyrë të pakontrolluar është përhapur nëpër tërë Ugandën, një rast që edhe mjekët i ka habitur.

Sëmundja që banorët e atjeshëm po i referohen si Dinga Dinga që do të thotë të “dridhesh sikur gjatë vallëzimit”, tashmë ka prekur 300 persona, kryesisht gra dhe vajza, kanë njoftuar zyrtarët shëndetësor, transmeton Telegrafi.

Sëmundja është konfirmuar në qarkun Bundibugyo të Ugandës, ku pacientëve po u dridhet trupi dhe po kanë vështirë në të ecur si pasojë e Dinga Dinga.


E doktoresha Kiyita Christopher, thotë se informoi mediat lokale se nuk ishte regjistruar asnjë rast në zonat e afërta jashtë rajonit Bundibugyo dhe se mostrat ishin dorëzuar në ministrinë e Shëndetësisë për analizë.

Ajo gjithashtu siguroi se nuk ka pasur viktima të raportuara si pasojë e sëmundjes, dhe se sëmundja zakonisht trajtohet me antibiotikë.

Shumë pacientë kanë provuar ilaçe bimore në një përpjekje për të luftuar simptomat e tyre, por kjo është refuzuar fuqishëm nga profesionisti shëndetësor.

“Nuk ka asnjë provë shkencore që mjekësia bimore mund ta trajtojë këtë sëmundje. Ne po përdorim trajtime specifike dhe pacientët zakonisht shërohen brenda një jave. I bëj thirrje vendasve që të kërkojnë trajtim nga institucionet shëndetësore brenda qarkut”, tha ajo.

Christopher i tha gazetës Uganda, Monitor, se sëmundja misterioze u raportua për herë të parë në fillim të vitit 2023 dhe mbetet nën hetim nga laboratorët shëndetësorë.

Një paciente, Patience Katusiime, kujtoi përvojën e saj me sëmundjen, duke vënë në dukje se trupi i saj vazhdonte të dridhej në mënyrë të pakontrolluar, pavarësisht se ndihej e paralizuar.

“Ndihesha e dobët dhe u paralizova, me trupin tim që dridhej në mënyrë të pakontrolluar sa herë që përpiqesha të ecja”, tha ajo.

“Ishte shumë shqetësuese. Unë u dërgova në spitalin Bundibugyo për trajtim dhe falë Zotit, tani jam mirë”, shtoi ajo.

Ai vjen vetëm disa muaj pasi një shpërthim i lisë së majmunëve u raportua në Ugandë dhe shtete të tjera të Afrikës Lindore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në gusht shpalli llojin ultravdekjeprurës të sëmundjes, i njohur gjithashtu si mpox, një emergjencë globale e shëndetit publik.

Zyrtarët thanë se një shpërthim i virusit në Republikën Demokratike të Kongos dhe vendet fqinje të saj paraqiste ‘shqetësim ndërkombëtar’ – niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Kalo në kategori