Sëmundja është “e shkruar” në fytyrë, ndërkaq pasojat mund të shihen vetëm pas disa orësh pas shfaqjes së infeksionit të caktuar në organizëm, tregojnë rezultatet e studimit suedez

Dhe të mos flasim për simptomat e zakonshme, siç janë kollitja dhe teshtitja, por edhe për shenjat e pashlyeshme në fytyrë, të cilat tregojnë që sëmundja po fillon.


Të sëmurët zbulohen edhe nga simptomat e përbashkëta të cilat paraqiten në fytyrë, siç janë lëkura e zbehtë, fytyra e ënjtur, skuqja e syve, kapakët e ënjtur të syve, buzë të çara dhe ndjenja e vazhdueshme e lodhjes.

Shpesh nuk na duhet më shumë se një shikim i zakonshëm për të vërejtur që dikush është i sëmurë.

Pikërisht ai mekanizëm u ndihmon njerëzve që të shmangin kontaktin me infeksionin, transmeton Telegrafi.

sad young man covering his face with his hands at home family depression illness dramatic bad news tram video scaled

Këtë e ka treguar edhe studimi i Universitetit të Stokholmit, i cili ka testuar 16 njerëz – gjysma e parë ka qenë e infektuar me infeksion, ndërsa gjysma tjetër me placebo.

Disa orë më vonë shkencëtarët kanë fotografuar pjesëmarrësit në studim dhe grupit të pavarur të pjesëmarrësve të pavarur i kanë treguar fotografitë e 62 njerëzve.

Detyrë e tyre ka qenë që për pesë sekonda të vlerësojnë fytyrat e këtyre njerëzve.

Është konstatuar që pjesëmarrësit e studimit kanë mundur t’i identifikojnë 81 për qind të pacientëve vetëm në bazë të fotografive, ndërsa identifikimi i personave të shëndetshëm ishte edhe më preciz.

Ka rezultuar që ishin dy karakteristika kryesore të personave të sëmurë – lëkura e zbehtë dhe kapakët e ënjtur të syve. /Telegrafi/