Internistja dhe endokrinologia Venera Berisha-Muharremi këtë javë në emisionin “Shnosh e Mirë” në RTV Dukagjini, ka folur për sëmundjen e hipertiroidizmit.
Doktoresha tregon se kjo gjendje paraqitet më së shpeshti si pasojë e procesit inflamatorë autoimun që atakon gjëndrën tiroide dhe kur në organizëm nga sistemi imunitar krijohen antitrupa që stimulojnë gjëndrën tiroide të prodhojë më tepër hormone se sa që nevojitet në organizëm.
Simptomat e paraqitjes së kësaj sëmundje, siç tregon endokrinologia, janë edhe ndryshimi i pamjes së syve, kur këta persona kanë sy sikurse të jenë të frikësuar ndërsa pjesa e poshtë e qafës vërehet e ënjtur.
“Hipertiroidizmi mund të paraqitet edhe kur në gjëndër paraqiten disa noduse apo adenoma toksike të cilat prodhojnë sasi të tepërt të hormoneve të gjëndrës tiroide në mënyrë të pavarur-të pakontrolluar. Hipertiroidizmi paraqitet edhe nëse përdorim medikamente që kanë sasi të madhe të jodit”, thotë ajo, përcjell Telegrafi.
Doktoreshë Venera thotë se personat me këtë sëmundje ndjehen nervoz, kanë ankth, ndjejnë temperaturë të lartë edhe nëse nuk bën shumë nxehtë, kanë dridhje të duarve, kanë rrahje të çrregullta të zemrës dhe humbin peshë edhe nëse kanë oreks të bollshëm.
“Hipertiroidizmi është një sëmundje mjaft serioze e cila duhet të trajtohet patjetër nga endokrinologu dhe strikt në bazë të këshillave të tij”, këshillon ajo.
Berisha-Muharremi thotë se personat e prekur nga kjo sëmundje duhet të marrin sasi të mjaftueshme të kalciumit. Poashtu ajo këshillon edhe konsumimin e vazhdueshëm të pemëve dhe perimeve.
“Disa ushqime që ulin prodhimin e hormoneve të gjëndrës tiroide janë soja, brokoli dhe lulelakra. Kohëve të fundit rekomandohet aronia e cila ka vetitë e saj antioksidante dhe xhenxhefili që vepron si anti-inflamator”.
Doktoresha poashtu rekomandon edhe supën e eshtrave për të marrë sasitë e nevojshme të mineraleve.
“Nuk rekomandohen ushqimet që përmbajnë gluten dhe të gjitha ushqimet që përmbajnë ngjyra, konservues dhe aroma artificiale që iniciojnë sëmundje autoimune”, tha ndër të tjera Venera Berisha-Muharremi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës