LAJMI I FUNDIT:

Selmani: Nuk është hera e parë që kërcënohem nga njerëz të afërt me BDI-në (Foto)

Selmani: Nuk është hera e parë që kërcënohem nga njerëz të afërt me BDI-në (Foto)

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Naser Selmani, në llogarinë e tij në Facebook shkruan se kërcënimet e fundit nuk janë të parat që kanë arritur në adresë të tij.

Selmani shkruan se kjo nuk është hera e parë që kërcënohet dhe provokohet nga njerëz të afërt me BDI-në, por që nuk ka dashur t’i publikojë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është hera e parë që kërcënohem dhe provokohem nga njerëz të afërt me BDI. Nuk i kam paraqitur ne publik sepse nuk kam dashur në asnjë moment të mendojnë kërcënuesit se vertët ua kam frikën. I kam raportuar kërcënimet në polici thjeshtë për të lënë gjurmë nëse dikush prej dhunuesve të BDI përpiqet ti realizojnë kërcënimet. Dua t’u faleminderohem të gjithë kolegëve për solidaritetin e tyre. I bind se SHGM, padallim kërcënimeve dhe shantazheve ndaj meje, nuk do të heq dorë nga misioni jonë i përbashkët, liria e fjalës në Maqedoni të jetë pjesë e jetëve tona, e jo angazhim deklarativ në Kushtetutë”, shkruan Selmani.


Ai e vlerëson reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa nuk ka të njëjtin qëndrim për prokuroren Spasevska.

Përndryshe, kryetari i SHGM-së është kërcënuar nga vëllau i anëtarit të BDI-së, Bekir Asani, për shkak të qëndrimit të tij që kishte për incidentin që Asani para disa ditëve pati me një zyrtare policore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori