LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj reagon për sondazhin e VV-së: Jemi 8 pikë para vendit të dytë

Selmanaj reagon për sondazhin e VV-së: Jemi 8 pikë para vendit të dytë

Përkundër se sondazhi i Vetëvendosjes e renditi LDK-në si parti të parë, deputeti i kësaj partie, Driton Selmanaj po thotë se kanë diferencë më të madhe me vendin e dytë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Selmanaj është shprehur i bindur se LDK-ja do të qeverisë me vendin që nga zgjedhjet e ardhshme.

“Sondazhet për një vit rresht e nxjerrin LDK-në të parën me mbi 30%, me së paku 8 pikë të përqindjes përpara partisë së dytë. Me trendin e rritjes të vitit 2018, LDK-ja shpejt arrin 35% të përkrahjes qytetare. Ky rezultat i mundëson LDK-së të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Dhe për këtë LDK-ja nuk bënë kompromis. Qëndrimi i Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është i qartë, Qeveria e Kosovës do të udhëhiqet nga kryeministri i LDK-së”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.


Rezultatet e anketës së kontraktuar nga VV-ja: Albin Kurti kandidati më i preferuar për kryeministër
Lexo po ashtu Rezultatet e anketës së kontraktuar nga VV-ja: Albin Kurti kandidati më i preferuar për kryeministër

Tutje deputeti i LDK-së ka vlerësuar se kjo parti, është zgjidhja e vetme për qytetarët e Kosovës.

“LDK-ja është qartë alternativa më e besueshme për ruajtjen e shtetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për zhvillim ekonomik e social dhe për integrim në BE. LDK-ja nuk bënë kompromis me përgjegjësinë që i japin qytetarët për të udhëhequr me shtetin”, ka thënë Selmanaj.

Në sondazhin e VV-së që është bërë publik të dielën, partia e Isa Mustafës del si e para duke lënë prapa Vetëvendosjen.

Sipas sondazhit e treta renditet PDK-ja, kurse vendin e katërt e zë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori