LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Koalicioni LDK – LVV po mirëpritet nga qytetarët

Selmanaj: Koalicioni LDK – LVV po mirëpritet nga qytetarët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka treguar se a ka gjasa të një koalicioni mes LDK-së dhe LVV-së në rast se mocioni për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj” të ketë sukses.

Sikur në një të ardhme të afërt do të ketë zgjedhje të parakohshme, sipas Selmanajt bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje është i mirëseardhur.

Ai ka thënë se këto çështje janë tema që do të diskutohen mes dy subjekteve politike për t’i parë modalitetet se si mund të ecim më tutje.


“Ne me Vetëvendosjen kemi funksionuar mirë në opozitë, kemi bashkërenduar aktivitete të shumta, kemi gjetur gjuhë të përbashkët në tematika kruciale për vendin dhe normalisht një bashkëpunim i mëtutjeshëm do të ishte besoj i mirëseardhur edhe për njerëzit në Kosovë. Duke parë disponimin nga jashtë shihet që njerëzit në Kosovë kërkojnë ndryshime rrënjësore në të gjitha aspektet dhe vetëm një koalicion i shëndoshë mund ta shpëtojë Kosovën. Se a mund të jetë njëri nga ta koalicioni LDK – LVV, duket sikur njerëzit në Kosovë janë duke e përqafuar këtë ide më së shumti. Por kjo gjithmonë mbetet në suaza të vendimmarrjes së strukturave politike të partive politike”, ka thënë Selmanaj, për gazetën Zëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori