Në debatin parlamentar për problemet e shqiptarëve në veri të vendit, lidhur me pengesat që i kanë për kthim në pronat e tyre dhe për t’i rinovuar ato, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj tha se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për shënuar përparim në çështjen e ndërtimit të shtëpive atje, të cilat i ka paraparë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Punës.
Ai pranoi se deri tani nuk ka përparim në këtë çështje.
“Ju njoftojmë se në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është paraparë ndërtimi i dhjetë shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut si dhe ndërtimi i kulmeve të shtëpive në lagjen ‘Kodra e Minatorëve’ por duhet pajtuar që deri më tani nuk ka ndonjë progres por zotohemi që do të angazhohemi që të lëvizim në këtë drejtim”, tha Selmanaj.
Ai tha se integrimi i plotë mund të ndodh vetëm kur komunitetet bashkëjetojnë lirshëm dhe veprojnë në mënyrë të organizuar brenda institucioneve legjitime.
“Qeveria e Kosovës mbetët e përkushtuar në përkrahjen dhe fuqizimin e organeve të këtyre komunave, sidomos mekanizmave të demokracisë drejtpërdrejt dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë. Integrimi i plotë mund të ndodh vetëm kur komunitetet bashkëjetojnë lirshëm, veprojnë në mënyrë të organizuar brenda institucioneve legjitime të cilat bazën e funksionimit duhet ta mbështesin në rend dhe ligj. Zbatimi i parimeve të kartës evropiane për qeverisje lokale do të jetë shtyllë kryesore e punës mbi të cilat u ndërtua vizioni i funksionimit të pushtetit lokal në Kosovë”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?