LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Vdekja e Adem Jasharit ka qenë një thyerje e madhe e moralit për ne, ishte shumë e rëndë

Selimi: Vdekja e Adem Jasharit ka qenë një thyerje e madhe e moralit për ne, ishte shumë e rëndë

Ish-komandanti Sylejman Selimi i cili ishte një nga figurat qëndore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shpalosur më shumë për legjendarin Adem Jashari.

Selimi tregon që komandanti Adem Jashari, së bashku me Hamëz Jasharin, kanë qenë unik e të pandashëm.

“Ademi ka qenë i veçantë e unik, jo vetëm Ademi, por edhe Hamza, kanë qenë si shqiponja me dy krena, të pandashëm, krejt familja është unike, shpeshherë na nuk mundemi me e kuptu, duke u nisur edhe nga Shabani e të tjerët që kanë qenë gjithmonë të angazhum e çdoherë të gatshëm,” tha Selimi.


Teksa shton se është e vështirë edhe të shpjegohet për ta, e thotë se Ademi ka qenë jo vetëm trim e strateg, por ka qenë edhe unifikues.

“Ademi nuk ka qenë njeri që të përqajë dikë në çdo element e segment, një njeri që ka pasur vlera ka gjetur forma që me kontaktu e me pru e me e mobilizu,” ka thënë Selimi.

Ademi ka qenë jo vetëm trim e luftëtar, por, sipas Selimit, edhe njeri i afërt e i komunikushëm e i dashur me njerëzit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë e vetmja në kohën e demonstratave në Drenicë, e Selimi thotë se aty kanë kontribuuar të gjithë.

Në pyetjen nga moderatori se a ka pasur Adem Jashari kontakt me Ibrahim Rugovën, Sylejman Selimi thotë që nuk di diçka të tillë.

“Nuk e di në veçanti diçka jo, Ademi ka folur mirë për secilin Ademi ka pasë edhe kontakte jashtë shtetit edhe me lëvizjen popullore.”

Selimi, po ashtu tregoi se si e ka përjetur lajmi për vdekjen e komandatit të Adem Jasharit.

“Ishte lajmi më i hidhur, më i rëndë. Jam takuar me Nuredin Lushtakun dhe Fadil Kodra kanë qenë të afërt me Adem Jasharin. Sa e di unë, Nuredini ka qenë ai që më ka kumtuar lajmin. Pastaj u bë publike edhe nga mediat për identifikimin e tij. Ka qenë humbja më e madhe dhe një thyerje e madhe e moralit. Pas vdekjes së Adem Jasharit, kam qenë e vetmja adresë që qytetarët vinin tek unë”, deklaroi Selimi në RTVD.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori