Gjykata Komerciale përfaqëson një avantazh mjaft të rëndësishëm për fushën e të bërit biznes pasi që ofron zgjidhje të kontesteve komerciale pa tejzgjatje të vendimmarrjes ndërinstitucionale, sfidë kjo me të cilën janë ballafaquar bizneset deri më tani. Megjithatë, proces tjetër mjaft favorizues për bizneset është edhe ai i arbitrazhit. Këto u thanë gjatë një forumi virtual të organizuar sot nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, dhe Programi i USAID për Drejtësi Komerciale, me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.
“Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi gjatë këtij diskutimi theksoi se tanimë Ministria që ai drejton është në fazat përfundimtare për prezantimin e Projektligjit për Gjykatën Komerciale. Ai po ashtu potencoi se me funksionalizimin e kësaj Gjykate po krijohet një shtyllë e re e sistemit të drejtësisë në vend, derisa shtoi se nenet dhe kapitujt që përbëjnë këtë Gjykatë, do të mjaftojnë për lirimin e kapitalit dhe njëkohësisht do t’i bëjnë më efektive interaksionet mes personave qoftë fizik apo juridik në zgjidhjen e kontesteve komerciale. Duke elaboruar tutje për përmbajtjen e projektligjit, Ministri theksoi se Gjykata Komerciale do të përbëjë një adresë të vetme për adresimin e çështjeve komerciale, ndërsa rekomandoi bizneset të përdorin arbitrazhin si metodë shumë e shpejtë dhe efektive për zgjidhjen e kontesteve.
Vjosa Shkodra, zëvendës drejtoreshë e Programit të USAID për Drejtësi Komerciale, potencoi se me implementimin e programit që ajo përfaqëson, ideja dhe qëllimi i themelimit të Gjykatës Komerciale ka qenë në proces e sipër, dhe është paraparë në kuadër të rishikimit funksional të sundimit të ligjit. Duke u ndërlidhur me proceset e kryera drejt themelimit të kësaj gjykate, Shkodra përmendi se të drejtat e bizneseve garantohen me Kushtetutën e vendit, ndërsa theksoi se përveç hapësirave ligjore për trajtimin e çështjeve të caktuara, është adresuar edhe ekzekutimi i vendimeve ose prapësimi i tyre në procedura të përmbarimit kur janë në kontest bizneset. Tutje ajo shtoi se për Gjykatën Komerciale është kërkuar një numër më i madh i gjykatësve, gjë që mund të shërbejë në adresimin e njërit prej problemeve që sistemi gjyqësor ka hasur deri më tani”, thuhet në njoftim.
Jason Emert, arbitër në Qendrën e Arbitrazhit në Odën Amerikane tha se arbitrazhi dhe Gjykata Komerciale funksionojnë së bashku gjersa theksoi edhe përparësitë që arbitrazhi sjell në zgjedhjen e kontesteve komerciale. Duke iu referuar zbatimit të arbitrazhit në Shtetet e Bashkuara, Emert tha se ka një trend pozitiv në përdorimin e kësaj metode, ndërsa duke u ndërlidhur me veprimtarinë që po bëhet në Kosovë për themelimin e Gjykatës Komerciale, të njëjtën ai e cilësoi si shumë të rëndësishme për veprimtarinë dhe fushën e të bërit biznes në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë