Selena Gomez , 29 vjeç, u shfaq dje (e mërkurë) me shumë stil teksa po dilte për darkë.

Këngëtarja e famshme modeloi një fustan portokalli që kishte pjesët anësore të tejdukshme, por ishin mbuluar në mënyrë elegante me dantella, të cilat i tregonin me shije lëkurën nga kofshët deri nën bust.


Fustani portokalli i Selenës ishte me mëngë të gjata dhe me një prerje interesante cila ekspozonte pak dekolte.

Screenshot 3 17

Ajo e shoqëroi fustanin tërheqës me taka të thjeshta për të lejuar që veshja të ishte në qendër të vëmendjes.

Grimi i saj ishte shumë i thjesht, duke kujtuar se më një video të fundit për Vogue ajo foli për ndjenjën ‘më seksi’ me më pak grim.

47681373 9971919 image m 93 1631147403747

“Sa më e vjetër bëhem, e kam kuptuar se më pak është më shumë dhe se më bën të ndihem më seksi kur nuk kam aq shumë grim”. /Telegrafi/

E zEETDWEAAkycS