Selena Gomez shfaq trupin e saj joshës me një fustan të shkurtë të zi vezullues, teksa del për darkë me mikun Brooklyn Beckham në restorantin “Loulou” në kryeqytetin francez gjatë “Javës së Modës” në Paris të mërkurën.
Ajo bashkoi veshjen e mbrëmjes me një palë taka të larta me majë teksa doli për darkë, shkruan DailyMail.
Aktorja e “The Only Murders In The Building” hoqi një xhaketë të gjatë lëkure të zezë nga supi i saj, teksa mbante gjërat e saj të mbërthyera.
Ajo i stiloi flokët e saj të gjatë e të errët në një topuz të rregulluar të pajisur me një palë vathë të trashë ari.
Duke i shtuar një ngjyrë të madhe veshjes së saj me një buzëkuq të kuq të fortë të vendosur në mënyrë perfekte, Selena u dhuroi fansave buzëqeshjen e saj të mrekullueshme.
Bukuroshja u përshëndet nga disa fansa teksa mbërriti në restorant dhe u përcoll brenda nga sigurimi.
Ajo shfaqi një figurë shumë magjepsëse për mbrëmjen, teksa iu bashkua shoku i saj Brooklyn Beckham, i cili u shfaq me një dukje të rastësishme me një xhup marine dhe pantallona gri.
Djali i madh i David dhe Victoria Beckham dukej rehat me një palë atlete të zeza dhe mbante një kapele bejsbolli të errët prapa.
Ndërkohë, bashkëshortja e Brooklynit, Nicola Peltz, tërhoqi vëmendjen me një veshje krejt të zezë teksa merrte pjesë në “YSL Beauty Party MYSLF” si pjesë e “Javës së Modës” në Paris pa partnerin e saj.
Ajo vendosi një dukje “të egër”, teksa shfaqi sytjenat e saj të zeza përmes një bluze të ngushtë gjysmë të tejdukshme me mëngë të gjata e me qafë të lartë.
Aktorja e bashkoi veshjen me një minifund të shkurtë prej lëkure, geta të tejdukshme dhe taka të larta.
Nicola lirshëm i vendosi mbrapa flokët e saj të gjatë të errët dhe aplikoi një grim të përsosur. /Telegrafi/