Gjykata e Selanikut ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shqiptarët e arrestuar një javë më parë me 585 kg kokainë.
Para gjykatës kanë dalë çifti i bashkëshortëve Arjan dhe Lutmira Xhafaj, 50 dhe 42 vjeç, Iliran Baraj dhe Klevis Muskaj 35 dhe 21 vjeç, të gjithë nga Fieri si dhe Avelino Feimi, 33 vjeç nga Vlora.
Sipas mediave greke, Arjan Xhafaj, i cilësuar si kreu i grupit, rezulton punonjës i Zjarrfikëses në Shqipëri.
Ai ka thënë para gjykatës se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar çdo pjesëmarrje në ngjarje.
Xhafaj bashkë me nipat e tij Muskaj e Feimi dhe mikun e tij Baraj kanë deklaruar se kokainën do t’ia dorëzonin një personi tjetër dhe se “zbatonin urdhra”.
Disa ditë më parë policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane sekuestroi 585 kg kokainë në 28 shtator në Selanik dhe vuri në pranga 5 shqiptarë, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin.
Kreu i grupit, i arrestuar tashmë, është Arjan Xhafaj, 50 vjeç nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj 42 vjeç, pronare e një bar-kafe në Cakran.
Operacioni është zhvilluar rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht ka ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qira. Drejtuesi i mjetit ishte 21-vjeçari nga Cakrani i Fierit, Klevis Muskaj.
Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”.
Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle. Ai u identifikua si Avelino Feimi, 33 vjeç, nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, rezulton nipat e Arjan Xhafajt.
Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale.
Në banesë veç tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjeç nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

LSM: Paga minimale duhet të jetë 500 euro, të përmirësohet standardi i jetesës së qytetarëve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë