Sela: Të festojmë me kujdes, shpresojmë të zhbllokohet perspektiva evropiane vitin e ardhshëm

“Viti që po e lëmë pas ishte një vit i trishtë, i karakterizuar me tragjedi të mëdha që prekën drejtpërdrejtë qytetarët tanë, shumë dhimbje në nivelin kolektiv dhe dështime të njëpasnjëshme në nivelin politik. Pa hyrë në detajet e shumë aferave korruptive të regjimit dhe dëshpërimit të gjithmbarshëm shoqëror në këtë ditë festive, nuk mundemi të mos përkujtojmë 14 bashkëqytetarët tanë që u dogjën për së gjalli në spitalin modular të Tetovës dhe ata 45 bashkëqytetarë të tjerë që humbën jetën në mënyrë po aq mizore në tragjedinë me autobusin në Bullgari”.
Këtë mes tjerash e ka theksuar kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela, me rastin e përmbylljes së këtij viti, duke përsëritur njëherësh thirrjen e vazhdueshme për transparencë rreth shkaqeve korruptive që sollën këto tragjedi dhe për përgjegjësi për jetët e humbura.
“Në rrafshin politik, urojmë që perspektiva evropiane e vendit më në fund të zhbllokohet gjatë vitit të ardhshëm, duke shpresuar se presioni i jashtëm që shoqëron negociatat për anëtarësim në BE do të ndikojë pozitivisht në instalimin e një klime që forcon shtetin e së drejtës, luftimin e korrupsionit dhe liritë e qytetarëve. Megjithatë, pazaret dhe lojërat që u bënë në emër të kësaj kauze, si dhe goditja e fundit që iu dha shtetit të së drejtës me lirimin e Sasho Mijallkovit pikërisht në ditën që u mandatua kandidati i ri për kryeministër, nuk lënë hapësirë për të shpresuar në përmirësimin e klimës së përgjithshme politike në vend”.
“Andaj, qytetarë të nderuar, ju ftoj që sot t’i kthehemi vatrave tona, të festojmë me maturi e kujdes që kjo ditë festive të mos zbehet edhe më tej nga aksidentet dhe tragjeditë individuale. Ju ftoj të reflektojmë, të bashkohemi dhe të angazhohemi që të mos na përsëritet ky vit i mbrapshtë që po e lëmë pas. Urime në emrin tim dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët, me dëshirë dhe shpresë që të kemi mbi të gjitha shëndet, harmoni në familjet tona, suksese në punë dhe lumturi në jetë. Qoftë viti 2022 vit i ndryshimeve të mëdha, vit i jetës, i gëzimit dhe i shpresës”, thekson në urimin për fundvitin, Ziadin Sela.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

LSDM: Antikorrupsioni të hap rast për deklaratën e Izet Mexhitit për punësimin e rreth tre mijë personave

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri