LAJMI I FUNDIT:

Sela: Do të bëjmë ofertë për koalicion trepalësh, presim përgjigje brenda 48 orëve

Sela: Do të bëjmë ofertë për koalicion trepalësh, presim përgjigje brenda 48 orëve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp njoftoi se partia e tij është e hapur për koalicion trepalësh, për zgjedhjet e 12 prillit.

Ai tha se brenda 48 orëve do të bëjë ofertë për koalicion trepalësh, duke iu referuar Lëvizjes Besa dhe Alternativës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në mbledhjen e sotme diskutuam për shumë çështje, sidomos për atë që kemi thënë më herët. Në të kaluarën jemi marrë vesh për koalicion dhe do t’i mbetemi besnik asaj. Koalicioni i ASH-së do të vendos fitoren në zgjedhjet e 12 prillit. Brenda 48 orëve do të bëjmë ofertë për koalicion trepalësh dhe do të presim përgjigjen e tyre”, tha Sela.


Ai deklaroi se nëse nuk ka përgjigje nga partitë që do t’u dërgohet ofertë, më pas do të dalin me qëndrim.

Sela u shpreh i gatshëm që në zgjedhjet e 12 prillit ASH-ja të garojë e vetme, duke thënë se “do të bëjnë koalicion me shqiptarët e vërtetë”, duke iu referuar qytetarëve.

Para nisjes së konferencës, Ziadin Sela e uroi Albin Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori