Sela: Sasho Mijallkovi iku me përkrahje nga politikanët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka reaguar në lidhje me arratisjen e ish-kreut të DSK-së Sasho Mijallkov.
Në një postim në Facebook, Sela thotë se Mijallkov është ndihmuar nga politikatë gjatë ikjes së tij.
Më poshtë e keni reagimin e Ziadin Selës:
Reforma ishte kryefjala dhe zgjidhja e premtuar e krizës politike të vitit 2015! Kusht vendimtar për reforma është koalicioni politik që e favorizon reformën. Me fjale të tjera ky koalicion asesi brenda vetes nuk duhet të ketë grupe që kanë interes të mbijetojë sistemi i vjetër që duhet të reformohet. Asnjë kuptim nuk ka që reformën dhe sidomos atë në drejtësi ta bëjnë grupet pjesë të koalicionit politik që e ndertuan një regjim dje dhe që po e mbajnë gjallë akoma sot. Lista vetëm se është zgjëruar. Nikollës dhe Aliut, Sashos dhe Agimit, i është shtuar Zaevi dhe Oliveri. Reforma kurrë s’është një proces teknik ose më sakt thënë, është fare pak teknik, ajo është një proces kryekëput politik. Ashtu siç as arratisja e Gruevskit dje dhe as ajo e Mijallkovit sot, aspak s’është problem teknik siç mundohet të arsyetoj kryeministri Zaev, por është tërësisht e ndihmuar nga politikanët e apostrofuar më lart, fal të cilëve sot kemi: -Një regjim me demokraci akoma më hibride, sesa e kishim në vitin 2017. - Një gjyqësi akoma më të politizuar, sesa kishim dje. - Jemi vend lider në rajon për korrupsion. - Sot, viktima dënohet ndërsa vrasësit e kriminelët shetisin të lirë. - Iliçët e LSDM-së lihen të lirë, biles edhe shpërblehen me vende pune, ndërsa babai i Almirit dënohet me burg. - Monstra rimontohet përsëri, ndërsa monstrave të vërtet si ky i sotshmi ju krijohen shtigje për tu arratis. - Agimi vazhdon të jetë ministër, ndërsa Fetai në burg... Mos keni asnjë dilemë, reforma çdoherë është vetëm politike e tillë është edhe ikja e Mijallkovit sot me përkrahje nga politikanët, dosta të vjetër e të ri të qeverisë. Prandaj, politikisht Zoran Zaev duhet të mbaj përgjegjësi dhe të jap dorëheqje. Po njejtë dhe akoma me zëshëm se dje, POSHTË REGJIMI!













































