LAJMI I FUNDIT:

Sela ofron dorëheqje, bashkëpartiakët refuzojnë dorëheqjen e tij

Sela ofron dorëheqje, bashkëpartiakët refuzojnë dorëheqjen e tij

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në Kuvendin Qendror ofroi dorëheqjen, por shumica refuzoi dhe vendosën që edhe më tej udhëheq me opozitën shqiptare.

Nga Aleanca për Shqiptarët zyrtarisht janë hequr kryetarët e degëve në Tetovë dhe Dollnen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Selës, largimi i tyre pason për arsye se ata para zgjedhjeve kanë paralajmëruar bashkëpunim me partinë ‘Besa’ dhe me veprimet e tyre kanë shkelur statutin partiak.


Kuvendi Qendror i partisë në mbledhje punoi në gjashtë pika, dhe një nga pikat me propozim të vet Ziadin Selës, ishte edhe shkarkimi i tij. Me shumicë votash, dorëheqja u refuzua, ndërsa atij i vazhdohet mandati i kryetar partie.

Pas pauzës në mbledhjen e Kuvendit Qendror në sallën sportive ‘Rinia’ në Gostivar, Sela sqaroi vendimet dhe dorëheqjen e ofruar si dhe heqjen e disa anëtarëve nga radhët e tyre.

Për dorëheqjen e ofruar ai tha se është akt moral pas rezultatit zgjedhor, por vendimi ishte i kryesisë së lartë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori