LAJMI I FUNDIT:

Sela: Nëse Kushtetuesja lejon kryqin, ne do të ndërtojmë përmendore (Video)

Sela: Nëse Kushtetuesja lejon kryqin, ne do të ndërtojmë përmendore (Video)

“Nëse Gjykata Kushtetuese aprovon kushtetutshmërinë e ndërtimit të kryqit në Butel, kjo do t’u hapte rrugën komunave shqiptare që po njësoj, me vendime për pajisje urbane, të ndërtonin figura dhe simbole kombëtare shqiptare, ka deklaruar për Alsat-M, kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në njëfarë forme po e testojmë edhe njëherë shtetin e së drejtës dhe respektimin e kushtetutës së vendit. Në variantin që vendimi i Komunës së Butelit për vendosjen e kryqit në Butel do të bie atëherë faktikisht një e drejtë do të shkojë në vend. Në variantin që gjykata kushtetuese, e politizuar ashtu siç është, do të marrë një vendim politik, atëherë do t’ju hapë rrugë të gjithë komunave shqiptare që nëpërmjet vendimit për pajisje urbane, pa respektuar parimin e Badenterit të vendosin përmendore, heronj dhe figura edhe nga lufta e UÇK-së por edhe të heronjve tonë tjerë kombëtar”, ka thënë Sela.

Pas publikimit të njoftimit për ndërtimin e kryqit në Butel të Shkup, pasuan një sërë reagimesh, mes të cilave edhe ato të ekspertëve të cilët e cilësuan atë si lojë politike të partnerëve të qeverisë. Procedura e ndërtimit të tij është ndërpretë dhe sipas pushtetit, çështja është lënë që të zgjidhet në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Badenterit./Telegrafi/


https://youtu.be/tukuerD6nAA