Sela: Minishengeni është skandal, përmes tij shtrihet ndikimi i Rusisë në rajon

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela thotë në një intervistë për “KoovaPress” se nisma rajonale, e quajtur minishengen ballkanik, është skandal për faktorin politik shqiptar kudo që jeton. Sipas tij, përmes kësaj nisme, Serbia po i mundëson Rusisë të shtrihet në vendet e rajonit, ndërkohë që shqiptarët vazhdimisht bënin përpjekje të largonin influencën ruse nga Ballkani.
Sela u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që sa më parë të formojnë Qeverinë, në mënyrë që të mund t’i përgjigjen institucionalisht kësaj nisme.
Sela thotë se kjo nismë rajonale, krahas zhvillimeve të fundit, dhe deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të shqiptarët të flasin me vete dhe të ndjehen të irrituar.
Ai kujton çështjet me të cilat u përballë Maqedonia e Veriut kohët e fundit, përfshirë këtu ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se faktori politik shqiptar çdoherë u mundua për largimin e influencës ruse nga Ballkani.
Sipas tij, një nismë e tillë rajonale vetëm sa e sjellë Rusinë në vendet e rajonit.
Sela shton se nëse nismat rajonale nuk i kanë të përbashkëta orientimet strategjike të vendeve, ato nuk mund të funksionojnë.
Por ai thotë se qëndrimi i faktorit politik në Kosovë krahas kësaj nisme, duke refuzuar pjesëmarrjen, është i drejtë, meqë ende ka plagë të pashëruara të shqiptarët.
Këtu, ai përmendi të pagjeturit nga lufta e fundit në Kosovë, gratë e dhunuara seksualisht dhe mos-kërkimfaljen nga ana e Serbisë.
Ai tha se nuk mund të pritet përkrahje e nismave të tilla nga ana e shqiptarëve derisa Serbia nuk kërkon falje publike për gjenocidin e kryer.
“Duhet dëmshpërblim për Kosovën nga ana e shtetit serb, kërkim-falja dhe njohja e Pavarësisë së Kosovës, atëherë mund të ulet të bisedohet për nisma rajonale”, shtoi Sela.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës